Presidenti Biden takoi në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin britanik Johnson

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Boris Johnson nënvizuan angazhimin e tyre për të trajtuar ndryshimet klimatike të martën, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë pasi të dy folën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më herët gjatë ditës.

Presidenti Biden tha se ai e bëri të qartë në fjalimin e tij në OKB se “klima duhet të jetë fusha kryesore e veprimit për të gjithë ne”, transmeton VOA.

Kryeministri Johnson vlerësoi Presidentin Biden për vendosjen e çështjes kaq lart në axhendën e tij, duke thënë se “është fantastike të shohësh Shtetet e Bashkuara vërtet të marrin inciativën dhe të tregojnë një epërsi, një epërsi të vërtetë…”.

Kryeministri britanik falënderoi gjithashtu Presidentin Biden për punën për heqjen e ndalimit ndaj mishit të viçit britanik dhe për udhëtimet për evropianët që kanë marrë dy doza të vaksinës ndaj COVID-it.

Ai bëri një referencë kalimtare gjatë fjalës së tij për aleancën e re të sigurisë që hapi rrugën për marrëveshjen e nëndetëseve, duke shkaktuar kështu mosmarrëveshje diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës.

Johnson tha se nga krijimi i aleancës, i quajtur AUKUS, ka “potencial të madh për të përfituar e gjithë bota”. Udhëheqësi britanik nuk përmendi zemëratën franceze.

Të dy udhëheqësit ranë dakort gjithashtu për dashurinë e tyre të përbashkët për trenat. Presidenti Biden udhëtonte me trenin Amtrak pothuajse çdo ditë ndërmjet shtëpisë së tij në Wilmington, Delaware dhe Uashingtonit, gjatë 36 viteve të tij si senator amerikan.

Kryeministri Johnson hipi në një tren Amtrak në qytetin e Nju Jorkut të martën, për të ardhur tek takimi me Presidentin Biden.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button