Vullkani në ishullin spanjoll ka shkatërruar shtëpi, rrugë dhe biznese

Shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma, sipas zyrtarëve ka shkatërruar rreth 100 shtëpi, zona të mëdha të tokës bujqësore si dhe rrugë dhe biznese, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetet Tacande dhe El Paraiso kanë pësuar barrën më të madhe të dëmit. Toka bujqësore, kryesisht e dedikuar për rritjen e bananeve si dhe bizneset e tjera, si kantinat e verës dhe hotelet rurale, janë shkatërruar nga llava.

Rreth 5.500 persona janë evakuuar nga zona dhe deri më tani nuk është raportuar për viktima apo të lënduar.

“E gjithë Spanja është me La Palma-n”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i cili anuloi udhëtimin e tij në New York për të udhëtuar në ishull.

Pas ditëve të rritjes së aktivitetit sizmik, të dielën shpërtheu vullkani për herë të parë që nga viti 1971. Vullkani ‘Cimbre Vieja’ vazhdon të lëshojë llavë, hi dhe tym.

Ekspertët sugjerojnë se llava, që po vazhdon në drejtim të detit me rreth 300 metra në orë, mund të vazhdojë të rrjedhë për javë të tëra.

Derisa autoritetet lokale paralajmërojnë njerëzit që të qëndrojnë larg zonës së prekur, ministrja spanjolle e Turizmit, Maria Reyes Maroto tha se shpërthimi paraqiti një mundësi unike për të parë “spektaklin e mrekullueshëm natyror”.

Aeroporti në ishull mbetet funksional, gjë që sipas ministres, qeveria po u bën të ditur turistëve se “ishulli është i hapur”.

Komentet e saj janë pritur me armiqësi nga shumë njerëz.

“Ky nuk është një spektakël i mrekullueshëm ose një vend emocionues për t’u parë, por është një tragjedi”, shkroi në rrjetet sociale Ana Oramas, deputete e Koalicionit ‘Canarias’.

“Ju lutemi tregohuni të ndjeshëm, populli i ishujve Kanarie nuk është në humor për shaka”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button