fbpx

Një pjesë e madhe e Shkupit është mbyllur për trafik – shënohet Dita pa makina

Duke filluar nga ora 11, shumë rrugë në qendër të Shkupit do të kenë regjim të veçantë trafiku, për shkak të shënimit të Ditës pa makina, ngjarje në kuadër të Javës evropiane të lëvizshmërisë, organizuar nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Itinerari i lëvizjes do të zhvillohet nga parku Ibni Pajko-rruga “Filip Vtori Makedonski”, majtas përgjatë bulevardit “Goce Dellçev”, majtas përgjatë bulevardit “VMRO”, djathtas përgjatë bulevardit “Partizanski Odredi”, djathtas përgjatë bulevardit “8 Shtatori “dhe djathtas përgjatë bulevardit” Ilindeni”deri te Predha në Parkun e Qytetit.

“Për këto arsye, Reparti për siguri në trafikun rrugor nga ora 11 deri në përfundim të ngjarjes do të marrë masa për regjim të veçantë komunikacioni në rrugët e sipërpërmendura, ku trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e policëve në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, me qëllim që komunikacioni të zhvillohet pa probleme dhe i sigurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button