RMV, si do të votojnë personat në izolim në zgjedhejt lokale

Qytetarët të cilët janë me test pozitiv të Kovid-19 ose janë në vetiyolim duhet të dorëzojnë njoftim deri te komisionet zgjedhore komunale përmes autorizuesit ose në mënyrë elektronike deri te komisioni zgjedhor komunal më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për votim. Këshillat e posaçëm zgjedhor do të jenë me rëndësi të posaçme për eprsonat të cilët do të jenë në izolim për shkak të Kovid-19 dhe të cilët duhet të votojnë një ditë para ditës së caktuar për zgjedhje – 16 tetor, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Siç theksoi anëtarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Radica Risteska, personat të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 ose ata të cilëve u është caktuar masa vetizolim do të mund të votojnë një ditë para zgjedhjeve, 16 tetor.

“Këshillat e posaçëm zgjedhor përbëhen nga tre punonjës shëndetësor, kryetari dhe anëtarë të cilët e zbatojnë votimin e këtyre personave, me ç’rast partitë politike kanë të drejtë të emërojnë anëtar në këshillin e posaçëm në pajtueshmëri me dispozitat nga Kodi Zgjedhor”, tha Risteska.

KSH në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi edhe udhëzuesin për paraqitje dhe votim të personave të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar vetizolim.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, lidhur me këtë udhëzues tha se qytetarët të cilët janë me test pozitiv ose janë në vetizolim duhet të dorëzojnë njoftim deri te komisionet zgjedhore komunale përmes autorizuesit ose në mënyrë elektronike deri te komisioni zgjedhor komunal më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për votim.

“Personi i autorizuar i cili dorëzon njoftim për votimin e këtyre personave duhet të votojë vetëm për anëtar të familjes më të ngushtë, ndërsa ata të cilët nuk kanë anëtar nga familja më e ngushtë kanë të drejtë t’u japin autorizim ndonjë personi tjetër i cili mund të dorëzojë njoftim për votim më së paku për dy persona. Ai i cili një herë është paraqitur si autorizues nuk mund të dorëzojë autorizim nga person tjetër. Gjatë parashtresës elektronike në meil adresë mund të dorëzohet për më së paku dy persona. Në vetëparaqitjen deri te komisioni zgjedhor komunal dorëzohet vetëm njoftim, ndërsa komisioni pas detyrës zyrtare grumbullon të dhëna nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) për eprsonat të cilët janë paraqitur për votim. ISHSSH në afat prej 24 orëve duhet që deri te komisionet zgjedhore komunale të dorëzojë njoftim se nëse me të vërtetë ata persona janë me test pozitiv ose janë në vetizolim”, tha Shehu.

Gjatë ditës së sotme, KSHZ përmes shortit ka arritur të përcaktojë numrat e partive politike që do të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button