Gërmimi i Bitcoin prodhon tonelata mbetje elektronike

Gërmimi i bitcoin prodhon mbetje elektronike po aq sa prodhojnë pajisjet e vogla elektronike nga një vend si Holanada, sugjeron një raport i fundit, transmeton PCWorld Albanian.

Gërmuesit në kriptomonedha prodhuan këtë vit 30,700 ton mbetje. Edhe pse vëmendja është kryesisht e përqendruar tek emetimi i karbonit përmes konsumit të lartë të energjisë, ky aktivitet gjeneron edhe sasi të mëdha mbeshtjes elektronike.

Ndërsa kompjuterët përdoren për gërmim, ato me kalimin e kohës bëhen të papërdorshme. Hulumtuesit përllogarisin se pajisjet për gërmimin e bitcoin kanë një jetëgjatësi prej 1.29 vitesh.

Si rezultat sasia e mbetjeve gjeneruar është e barbartë me sasinë e mbetjeve të pajisjeve të vogla IT që gjeneron një vend si Holanda ku përfshihen telefonët, kompjuterët personalë, printerët dhe smartfonët.

Globalisht vetëm 17% e mbetjeve riciklohen por kjo shifër është shumë më e vogël një vend ku ky aktivitet është i përqendruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button