RMV, Qeveria i miratoi Propozim-ndryshimet e Ligjit për financim të komunave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 107-të e ka miratuar tekstin e Propozim-ligjeve dhe plot[simet e Ligjit për financim të njësiteve të vetëqeverisjes lokale, njofton Portalb.

Me ndryshimet, siç informojnë nga Qeveria, do të përmirësohet kapaciteti fiskal dhe do të rriten të ardhurat e komunave përmes rritjes graduale të shkallës së dotacionit nga TVSH-ja dhe tatimi personal i fitimit, me qëllim të pavarësimit më të madh financiar dhe stabilitetit të njësiteve të vetëqeverisjes lokale.

Në propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në seancën qeveritare [është miratuar edhe teksti i Marrëveshjes bilaterale me Bashkimin Evropian për bashkëfinancim të projektit investues “Sistem i integruar dhe i vetqëndrueshëm për menaxhim me mbeturina në rajonin lindor dhe verilindor”.

Me projektin, theksojnë nga Qeveria, zgjidhen problemet më të rëndësishme ekologjike dhe operative të lidhura me krijimin dhe menaxhimin me mbeturina dhe të krijohen kushte për zhvillim të sistemit të integruar për menaxhim me mbeturina në këto rajone dhe në Komunën Sveti Nikole.

“Sistemi është në pajtueshmëri të plotë me parimet e BE-së dhe parimet e legjislacionit kombëtar për mjedis jetësor dhe i adreson të gjithë elementet e menaxhimit me mbeturina, nga parandalimi i krijimit të mbeturinave, mbledhjen e tyre, e deri në heqjen e mbeturinave”, thonë nga Qeveria.

Me projektin do të përfshihen rajoni verilindor (Kumanova, Likova, Nagoriçani i Vjetër. Rankovca, Kratova dhe Kriva Pallanka dhe rajoni lindor (Shtipi, Koçani, Berova, Pehçeva, Dellçeva, Makedonska Kamenica, Vinica, Zërnovci, Oblesheva-Çeshinova dhe Karbinci), si dhe Komuna Sveti Nikole.

Gjithashtu, Qeveria në kuadër të kësaj seance u rekomandoi bankave të fillojnë me pagesën e pensioneve të shtatorit nga e marta e ardhshme.

Pensionistët të cilët nuk përdorin kartela, ndërsa kanë pension deri në 11.000 denarë do të mund ta marrin pensionin e shtatorit të martën, ndërsa pensionet deri në 14.000 denarë do të paguhen të mërkurën. Të enjten në banka do të paguhen pensionet deri në 18.000 denarë, ndërsa të premten, më 1 tetor, do të pauhen pensionet mbi 18 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button