RMV, takim i MSHIA-së Shaqiri me përfaqësuesit e SÇE-së dhe Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës (MSHIA) sonte ka realizuar takim virtual (online) me përfaqësuesit e Sekretariatit të Çështjeve Evropiane (SÇE), Sekretariatit të Legjislativ, si dhe përfaqësuesve të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë me përfaqësuesit e SIGMA-së. Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi institucional në realizimin dhe zbatimin e agjendës digjitale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës punoi dhe hartoi tre ligje të reja dhe ata janë: Ligji i Shërbimit të Lartë Udhëheqës, Ligji i të Punësuarve në Sektorin Publik dhe Ligji i Nëpunëseve Administrativë. Këto tre ligje, të cilët në mënyrë reciproke janë të lidhur mes veti, janë bazë e përjashtimit të plotë të ndikimeve politike, por edhe të çdo lloji tjetër të formës së ndikimeve në procedurat e punësimit në institucionet e sektorit publik.

“Ligji i Shërbimit të Lartë Udhëheqës është tërësisht ligj i ri në sistemin juridik të vendit tonë, i cili duhet të mundësojë depolitizimin e administratës nga maja e piramidës. Përveç kësaj, me rëndësi është të dini se do të jemi ndër shtetet e para të rajonit me një ligj të tillë, të cilin në modalitete të ndryshme e kanë të gjitha shtetet evropiane. Qëllimi kryesor i këtij ligji është të përcaktojë procedurë meritore lidhur me seleksionimin e sekretarëve shtetërorë në ministritë dhe në komunat, si dhe për drejtorët në organet e administratës shtetërore”, informojnë nga MSHIA.

Me Ligjin e ri për të Punësuarit në Sektorin Publik, shtojnë nga atje, në mënyrë sistematike rregullohen të drejtat dhe përgjegjësitë e të punësuarve në sektorin publik, de-burokratizohen procedurat e përgatitjes dhe aprovimit të analizave funksionale, të akteve të organizimit të brendshëm dhe të sistematizimit, si dhe të planeve vjetore të punësimeve.

“Gjithashtu, me qëllim që të parandalohen keqpërdorimet në procedurat e punësimit të disa kategorive të personave, për të cilët nuk ka pasur procedurë ligjore të punësimit, për herë të parë u përcaktua procedurë e unifikuar në të gjitha institucionet e sektorit publik, përderisa e njëjta nuk është e rregulluar me ligj të posaçëm. Në drejtim të përmbylljes së procesit të riorganizimit, u vendos procedurë ligjore më fleksibile në aspekt të mobilitetit të të punësuarve në sektorin publik, përkatësisht sistemimi i tyre i brendshëm në vetë institucionin ose transferimi prej një institucioni në tjetrin. Në fund, janë të pasqyruara qartë kompetencat e Inspektoratit Shtetëror Administrativ dhe të Inspektoratit Shtetëror të Punës, me çka do të përforcohet mekanizmi i implementimit të këtij ligji, për arsye se deri më tani kishte mjaft mbivendosje dhe paqartësi të kompetencave, dhe pikërisht për këtë shpesh ‘topi’ hidhej nga njëri inspektorat tek tjetri dhe anasjelltas”, theksojnë nga Ministria.

Nga MSHIA thonë se në aspekt të depolitizimit dhe de-burokratizimit të procedurave është edhe Ligji i Nëpunësve Administrativë. Në ligjin e ri, në tërësi thjeshtësohen procedurat, që do të kontribuojnë drejt funksionimit më të mirë të administratës. Në përgatitjen e zgjidhjeve të reja ligjore, u shqyrtuan të gjitha vërejtjet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Transparency International Macedonia, por edhe të gjitha Raportet relevente ndërkombëtare, në aspekt të administratës publike dhe janë implementuar të gjitha rekomandimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button