fbpx

Në disa rrugë të Shkupit nesër do të ketë kufizime

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nesër në disa rrugë të Shkupit do të ketë kufizime për shkak aktiviteteve që do të zhvillohen nga Qyteti i Shkupit në kuadër të “Ditëve pa automjete”, transmeton Portalb.mk.

“Traseja e lëvizjes është nga Parku Ibni Pajko- rr.”Filipi i Dytë i Maqedonisë”, majtas nëpër bulevardin “Goce Dellçev”’, majtas nëpër bulevardin ”VMRO”, djathtas nëpër bulevardi “Aradhat Partizane”, djathtas nëpër bulevardin ‘ 8-të Shtatori” dhe djathtas nëpër bulevardi “Ilindeni””, njoftojnë nga Policia, duke sqaruar që këto aktivitete zhvillohen në kuadër të shënimit të Javës Evropiane për Lëvizshmëri – 2021.

Në paralajmërimin e Policisë, sqarohet që kufizimet do të fillojnë prej orës 11:00 dhe do të mbarojnë me mbarimin e aktiviteteve, duke mos specifikuar saktësisht kohën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button