Këta janë numrat e fletëvotimit për kandidatët në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 17 tetor

Komision Shtetëror i Zgjedhjeve përmes shortit ka arritur të përcaktojë numrat e partive politike që do të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në këto zgjedhje do të ketë numrin 6 në listat e votimit, Lëvizja Besa do të mbajë numrin 16, BDI numrin 3, ndërsa PDSH 11.

Lista për këshilltarët “Më mirë për Tetovën” e udhëhequr nga Hamdi Sulejmani, do të bartë numrin 93, ndërsa lista e Fatmir Limanit që do të garojë në Kërçovë, do të ketë numrin 87. Kandidati i pavarur Enver Pajaziti do të garojë me numrin 64 për Bërvenicën, Abdulla Rexhepi – 73, Agim Sadiku – 53, Shaqir Islami – 57, Shefket Asanov – 118, etj.

Koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe “Ripërtëritja e Maqedonisë” do të garojë me numrin 7, derisa LSDM-ja me numrin 12, kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska – 82, ndërsa kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski – 80.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button