Shaqiri: Qeveria do të fitojë grant prej 350,000 dollar për realizimin e shërbimeve elektronike

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Jeton Shaqiri sot ka mirëpritur në takim përfaqësuesit nga Ambasada e SHBA-ve dhe përfaqësuesit nga Qendra Estoneze për Partneritetin Lindor.

Në këtë takim, sipas MSHIA-së është konfirmuar granti që Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta fitojë nga këto dy institucione, i cili përfshin vlerën prej 350,000 dollarëve amerikanë për realizimin e aktiviteteve në funksion të mentorimit dhe të asistencës në realizimin e shërbimeve elektronike të institucioneve publike në Maqedoninë e Veriut në 18 muajt e ardhshëm.

“Ministri Shaqiri, në takim theksoi se MSHIA-ja tërësisht është e përkushtuar në funksionimin e plotë të digjitalizimit dhe krahas mjeteve vetanake buxhetore po bëjmë maksimumin edhe për tërheqjen e të gjitha palëve dhe partnerëve që janë të gatshëm të na ndihmojnë në rrugën e rritjes së transparencës së institucioneve, të lehtësimit të procedurave dhe të shërbimeve nëpërmjet shërbimeve elektronike, rritjen e demokracisë në vend dhe avancimin e shkathtësive digjitale të administratës”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, banorët e Maqedonisë së Veriut e kanë vështirë të nxjerrin dokumente “vetëm me një klikim” në Internet. Kjo ndodh sepse shteti ofron shërbime të kufizuara elektronike, potenciali i e-portalit nuk shfrytëzohet ndërkaq ka banorët edhe pse kanë pajisje, ata nuk kanë informata të mjaftueshme për shërbimet elektronike. Sipas hulumtimit që e bëri Portalb.mk, del në pah se madje as nuk dihet sesa gjithsej qytetarë i kanë shfrytëzuar këto shërbime, në krahasim me shërbimet tradicionale – me prezencë fizike. Nëse RMV do të digjitalizohet sikurse vendet e Bashkimit Evropian, pjesë e së cilës synon të bëhet, atëherë do të hiqen nga përdorimi disa dokumente, të cilat nuk ka nevojë të ekzistojnë, pasi që të njëjtat u shtojnë qytetarëve harxhime dhe humbje kohe për të aplikuar e pritur për t’i marrë. RMV në aspektin e shërbimeve elektronike, është mbi 10 vjet mbrapa BE-së.

Lexo hulumtimin e Portalb.mk:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button