Shekerinska për vizitë në Gardën kombëtare të Vermontit: Po shqyrtohen mundësitë për trajnimin e kuadrit tonë të mbrojtjes civile dhe shpëtimit

Jemi plotësisht të bindur për përfitimin që ka edhe armata jonë edhe Garda kombëtare e Vermontit nga bashkëpunimi jashtëzakonisht i ndërsjellë. Pas përfundimit me sukses të një numri ushtrimesh të përbashkëta, me padurim presim t’ju urojmë mirëseardhjen anëtarëve të Gardës kombëtare të Vermontit në stërvitjen e ardhshme “Përgjigje e shpejtë 22”, e cila fokusohet në njësitë ajrore, transmeton Portalb.mk.

Kjo u deklarua nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska gjatë vizitës në bazën ajrore të Gardës kombëtare të Vermonit, gjatë  vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara.

Radmilla Shekerinska në Vermont, foto: Ministria e Mbrojtjes

Në bazë, siç njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, ministrja Shekerinska u informua për kapacitetet e njësive dhe Qendrës së përbashkët operative, duke riafirmuar angazhimin e tyre të ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm afatgjatë të mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Vermontit.

Radmilla Shekerinska në Vermont, foto: Ministria e Mbrojtjes
Radmilla Shekerinska në Vermont, foto: Ministria e Mbrojtjes

Në kontekst të zhvillimeve të fundit me zjarret në vendin tonë, thuhet në deklaratë,e një rëndësie të jashtëzakonshme ishte edhe vizita e delegacionit të Maqedonisë në Qendrën operative për rastee mergjente të Vermontit, ku u shkëmbyen informacione se si të merren me fatkeqësitë natyrore dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në këtë fushë.

Radmilla Shekerinska në Vermont, foto: Ministria e Mbrojtjes

“Një nga çështjet kryesore është se si të zhvillohen aftësitë e armatës që në mënyrë të thjeshtë dhe efektive të mund të përfshihen plotësisht në përpjekjet e institucioneve civile në trajtimin e fatkeqësive natyrore. Ndryshimi i klimës, efektet e të cilës i ndiejmë sot, kërkon organizimin e një sistemi që është gati për koordinim të shpejtë dhe angazhim të shpejtë në terren. Jemi vërtet mirënjohës për ju që ndani përvojat tuaja në trajtimin e zjarreve në pyje”, tha ministrja Shekerinska gjatë vizitës në Qendrën operative.

Radmilla Shekerinska në Vermont, foto: Ministria e Mbrojtjes

Siç është njoftuar, sot Shekerinska do të ketë takim me zëvendësguvernatoren e Vermontit, Molly Grey, dhe do të vizitojë edhe plogonin për planifikim dhe operacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button