Eurokomesari Varheji për vizitë në Bullgari – temë diskutimi vetoja ndaj Shkupit, raporton BNR

Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhei po viziton Bullgarinë, njoftuan mediat bullgare, duke u thirrur në BE. Në agjendën e Varheit janë paraparë takime me presidentin Rumen Radev dhe ministrin e Jashtëm Svetlan Stoev, transmeton Portalb.mk.

Detajet e bisedimeve nuk janë bërë të ditura, por BNR, duke u thIrrur në burime të saj, shkruan se tema do të jetë vetoja e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve qasëse midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Varheit në Sofje këtë vit. Ai më 21 maj, vizitoi Bullgarinë së bashku me ministrin e Jashtëm portugez Augusto Santos Silva, ku u takuan me politikanët bullgarë për të diskutuar propozimin portugez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Sofjes dhe Shkupit. Pastaj vizituan Maqedoninë.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, gjatë Forumit strategjik në Bled më 1 shtator, për BNT-në tha se presioni ndaj Bullgarisë në muajt e ardhshëm mbi temën e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të rritet.

“Pritjet e partnerëve tanë evropianë që Sofja të bëjë kompromis në mosmarrëveshjen me Shkupin po rriten. Bullgaria është për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe Shkupit, por kjo nuk duhet të jetë në kurriz të interesit kombëtar bullgar”, tha Radev në atë kohë, duke shtuar se ai ia kishte shprehur këtë qëndrim Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, eurokomesarit për zgjerim Oliver Varheit dhe zëvendës – ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së Matthew Boys.

“U bëra thirrje partnerëve tanë evropianë që të mos bëjnë presion vetëm mbi Bullgarinë. Besoj se me përpjekje të përbashkëta do të arrijmë zgjidhje të qëndrueshme, por kjo nuk mund të bëhet në llogari të interesit kombëtar bullgar”, tha Radev për BNT.

Përndryshe procesi euroitegrues i vendeve të Ballkanit Perendimor ka ngecur në vend numero. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet. Për të parën të gjitha vendet e BE-së janë dakord për nisjen e negociatave, megjithatë një gjë të tillë e penalizon problemi i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. Maqedonia dhe Shqipëria janë në një paketë, por nëse vonesat për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni zgjasin shumë, flitet edhe për një ndarje të mundshme midis dy vendeve në këtë proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button