Barometri politik: Problemi më i madh për qytetarët e RMV-së është pandemia kovid-19

Marrëdhëniet ndëretnike nuk janë ndër problemet kryesore me të cilat përballet vendi, treguan rezultatet e “Barometrit politik” të Brimas, të cilin ekskluzivisht ditëve të fundit e boton “Slloboden Peçat“. Përkundrazi, problemi më i madh për të gjithë qytetarët e vendit, sipas rezultateve, është pandemia kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Si problem më të madh këtë e theksuan 27.7 përqind e maqedonasve të anketuar dhe 24.4 përqind e të anketuarve shqiptarë. Në kombësitë e tjera, kjo përqindje është 20.0 përqind, kurse rezultati i përgjithshëm është 26.0 përqind”, raporton portali.

Sipas njoftimit, shqiptarët në Maqedoni janë më optimistë për të ardhmen e vendit, besojnë më shumë në suksesin e integrimit të tij euroatlantik, si dhe ndihmën e NATO-s dhe SHBA-së, por kanë më pak besim në institucionet shtetërore, veçanërisht në polici.

Shqiptarët dhe maqedonasit janë dakord kur është në pyetje rreziku i epidemisë kovid-19 dhe rolin dëmtues të korrupsionit në të ardhmen e vendit.

Barometri politik është bërë nga agjencia “Brima” në periudhën nga 27 gushti deri më 9 shtator të këtij viti. Në hulumtimi janë përfshirë 1.201 të anketuar, kurse në të njëjtën kohë u vëzhguan karakteristikat demografike të popullsisë, si dhe përkatësia etnike e të anketuarve. Në rezultate është dhënë edhe shpërndarja e përgjigjeve sipas përkatësisë etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button