Fotografi e një gruaje të ndjerë keqpërdoret për ta njollosur vaksinimin

Shkaqet e vdekjes së gruas nuk janë të njohura, ndërsa vetë fakti që ajo ka postuar në profilin e saj në Facebook fotografi ku shihen njerëz që presin radhë për vaksinim në pikën e vaksinimit në sallën Boris Trajkovski, nuk nënkupton se shkaku i vdekjes së saj ka qenë vaksina. Por, edhe pse nuk ka dëshmi se vdekja ka ndodhur si pasojë e vaksinimit, ky tekst me pretendime të pabaza qëllimisht krijon një pasqyrë të gabuar për publikun, e gjithë kjo me qëllim që t’i largojë njerëzit nga vaksinimi dhe ta dëmtojë procesin e imunizimit, raporton VërtetmatësiVërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin po keqpërdoret vdekja e një gruaje, për shkaqet e të cilës pa asnjë bazë mjekësore, pa asnjë dokumentacion, pa asnjë dëshmi se ka qenë e vaksinuar, insinuohet se vdekja e saj ka ndodhur për shkak të vetë vaksinës.

Për këtë qëllim janë përdorur dy fotografi, njëra në të cilën shihen njerëz të cilët presin radhë para pikës së vaksinimit në sallën Boris Trajkovski, dhe e dyta në të cilën shihet se si një anëtar i familjes të gruas së ndjerë informon se ajo ka ndërruar jetë dhe e dërgon atë në vendin e prehjes së përhershme me fjalë plot emocion.

Autori i postimit të cilin po e recenzojmë bën një kompilacion, gjegjësisht një kolazh me këto dy postime dhe shkruan:

Kini kujdes datën. Nuk ju shkon ndër mend se e ka nga vaksina, është personi i njëjtë.

Nga datat e postimeve është e qartë se dallimi kohor mes dy fotografive është një muaj e gjysmë, por kjo nuk do të thotë se vdekja e një personi mund të lidhet me vaksinën. E sidomos sepse nuk dihen shkaqet e vdekjes, që mund të jenë të ndryshme e të shumta. Është e pabazë që vetëm se një person ka ndërruar jetë të insinuohet se kjo ka ndodhur nga vaksina, pa patur asnjë njohuri për një gjë të tillë.

As familja e gruas së ndjerë, siç shihet në fotografinë e parë në postim gjatë përcjelljes së saj për në vendin e prehjes së përhershme, aspak nuk e ka përmendur shkakun e vdekjes. E aq më pak e përmend vaksinën, kovidin ose ndonjë gjë tjetër, ashtu siç bëhet në postimin që është lëndë e recenzionit tonë.

Kështu që, shkaqet e vdekjes së gruas nuk janë të njohura, ndërsa vetë fakti që ajo ka postuar në profilin e saj në Facebook fotografi ku shihen njerëz që presin radhë për vaksinim në pikën e vaksinimit në sallën Boris Trajkovski, nuk nënkupton se shkaku i vdekjes së saj ka qenë vaksina. Por, edhe pse nuk ka dëshmi se vdekja ka ndodhur si pasojë e vaksinimit, ky tekst me pretendime të pabaza qëllimisht krijon një pasqyrë të gabuar për publikun, e gjithë kjo me qëllim që t’i largojë njerëzit nga vaksinimi dhe ta dëmtojë procesin e imunizimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button