Ambasada e Suedisë me njoftim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut në lidhje me udhëtimet e tyre

Ambasada e Suedisë në Shkup ka njoftuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut se ata me certifikatë vaksinimi kundër Kovid-19 janë të liruar nga kufizimet për hyrje në Suedi, transmeton Portalb.mk.

“Nga sot, 20 shtator, qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë certifikatë vaksinimi kundër Kovid-19 janë të liruar nga ndalesa për hyrje në Suedi dhe nga kërkesa për test-kovid”, njoftojnë nga Ambasada e Suedisë.

Në njoftimin e Ambasadës, theksohet që ditët në vazhdim mund të ndryshojë situata, prandaj, rekomandojnë që të ndiqet rregullisht linku:

https://www.swedenabroad.se/en/embassies/north-macedonia-skopje/current/news/changes-to-the-entry-ban/ 

Përkujtojmë që shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe tjerët, gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose test PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button