fbpx

Nuk ka asnjë dëshmi që personalitetet nga elita botërore marrin vaksina të rreme kundër Covid-19

Ky postim manipulon publikun dhe përhap informacione të kota në Facebook. Pretendimet e psikiatrit Alesandro Meluzi, personi të cilit i referohet postimi, se njerëzit nga elita kanë marrë vaksina të rreme kundër Covid-19, janë pa asnjë dëshmi dhe ato nuk janë raportuar askund. Shpërndarja e një informacioni të tillë të paverifikuar mund të ngatërrojë publikun dhe të shkaktojë panik, veçanërisht në kohë kur procesi i vaksinimit ndaj Covid-19 është në proces, si e vetmja rrugëdalje nga pandemia.

Postimi në Facebook (dez)informon se politikanët dhe VIP-at dyshohet se kanë marrë vaksina të rreme kundër Covid-19.

MJEKU ISH-MASON E SHOKOI BOTËN

~ POLITIKANËT DHE PERSONAT VIP MARRIN IMITIM TË V@KSINAVE

(Më vjen keq, poshtëruese dhe tragjike për të gjithë të v@ksinuarit).

Postimi citon një deklaratë të Alesandro Meluzi, psikiatër, kriminolog dhe teolog, i cili njihet për mediat italiane si një antivaksues dhe një njeri që përhap vazhdimisht lajme të rreme në mediat sociale.

Më 15 korrik 2021, Alesandro Meluzi në San Marino ishte mysafir i një iniciative të organizuar nga Shoqata “Salute Ativa” për të folur rreth vaksinave kundër Covid-19. Në një fragment nga fjalimi i tij që qarkulloi në mediat sociale, i cili tani është bërë viral në mbështetje të teorive të konspiracionit dhe fushatave kundër vaksinave, Meluzi thotë:

Me siguri shumica e atyre që janë vaksinuar, nga një sferë e caktuar (duke aluduar në elitën botërore), kanë marrë vaksina të rreme. Këtë jua konfirmoj, sepse më ofruan edhe mua. I refuzova. Unë u thashë atyre se nuk dua të prish karmën time.

Për të konfirmuar të vërtetën e asaj që tha, Meluzi iu betua në vajzën e tij. Sidoqoftë, ai nuk ofroi asnjë provë të vetme për pretendime të tilla, shkruan shërbimi i verifikimit të fakteve të portalit “Xhornaletisimo”.

Nuk ka referencë, nuk ka emër ose mbiemër. Nuk ka asnjë njoftim nga autoritetet kompetente. Duke gjykuar nga mënyra se si Meluci flet, duket se po flet për diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë, por ai zgjodhi skenën e fushatës kundër vaksinave për të treguar këtë histori të tmerrshme. Gjithçka pa mundësi për ta dëshmuar. Sepse ajo që thotë psikiatri nuk ka asnjë referencë që do të lejonte verifikimin e deklaratës së tij. Por kjo është e mjaftueshme për të marrë ovacion nga anti-vaksinuesitshkruan “Xhornaletisimo”.

Deklarata e Meluzit se njerëzit e elitës botërore po marrin vaksina të rreme kundër kovidit, vlerësohet gjithashtu si e rreme nga portali “OpenOnline”.

Videoja e fjalimit të Meluzzi, në Twitter u shpërnda nga përdoruesi Giuse (@ rubino7004) me komentin e mëposhtëm:

Në katet e sipërme askush nuk vdes nga kovidi, askush nuk ka reagime negative.

Deputeti i partisë politike Lega, Claudio Borgi, si përgjigje e këtij postimi të Giuse, ndërhyri duke e shënuar deklaratën e Meluzi si “lajm i rrejshëm”:

Jo, Giuse, ky është lajm i rremë … në “katet e sipërme” njoh shumë që kanë shkuar edhe jashtë vendit si në Dubai, për të marrë vaksinat para të tjerëve dhe tani ata po bëjnë rrëmujë sepse sistemi Green Pass bën nuk i njeh ato. Askush nuk më ofroi vaksina të rreme, as nuk njoh ndonjë të tillëtransmeton përshkrimin nga Twitter portali “OpenOnline”.

Portali “Libero Kvotidijano“, fjalimin e Meluzit e përshkroi si “lajm të rrejshëm të llojit më të keq“.

Portalet italiane kujtojnë se Meluzi është mësuar të ndajë përmbajtje të rreme dhe fotografi të rreme në favor të narrativeve të caktuara. Në këtë kontekst, ata përmendin mashtrimin e Meluzit, i cili pretendoi se polici përgjegjës për vdekjen e afrikano-amerikan George Floyd në Shtetet e Bashkuara ishte aktor.

Nga e gjithë kjo mund të përfundojmë se postimi që po recensojmë manipulon publikun dhe përhap informacion të kotë. Gjegjësisht, pretendimet e Meluzit, personit të cilit i referohet postimi, se njerëzit nga elita po marrin vaksina të rreme kundër Covid-19, janë pa asnjë dëshmi dhe ato nuk janë raportuar askund. Ndarja e një informacioni të tillë të paverifikuar mund të krijojë konfuzion në publik dhe të shkaktojë panik, veçanërisht kur procesi i vaksinimit kundër Covid-19 është duke u zhvilluar, si e vetmja rrugëdalje nga pandemia.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button