“Ballistët” dhe ”Futsal Shkëndija” filluan me pastrimin e shtratit të Lumit Shkumbin, aksioni vazhdon edhe nesër

Sot, shoqata e tifozëve ”Ballistët” dhe ”Futsal Shkëndija” filluan me pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin, transmeton Portalb.mk.

Ballistët nëpërmjet profilit të tyre në Facebook njoftojnë se pastrimi do të vazhdojnë edhe nesër. Nga ku ju bëjnë thirrje qytetarëve të cilët duan të bashkohen të ndihmojnë në këtë nismë, takimi do të bëhet në ora 12:00 te Xhamia e Larme.

Shtrati i Lumit Shkumbin në Tetovë është i mbushur me mbeturina. Qytetarët e pandërgjegjshëm, pos mbeturinave të amvisërive kanë hedhur edhe mbeturina ndërtimore, orendi shtëpiake dhe materiale nga më të ndryshmet. Me 7 shtator, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi shënoi fillimin e rregullimit të shëtitores të shtratit të lumit Shkumbin nga ura te bulevardi Industrial deri te Mulliri në Çarshi të Epërme. Nga ana tjetër, pjesa e lumit që gjendet ndër urën e Bulevardit Industrial, është në gjendje të shkatërruar me shtrat të ngushtuar dhe shumë mbeturina, për këtë Arifi për Portalb.mk disa ditë më herët tha se shumë shpejtë do të fillojnë punët edhe për këtë pjesë.

Qytetarët e ndërgjegjshëm kanë filluar vetë të bëjnë pastrimin e lumit.

Kështu duket pjesa e Lumit Shkumbin nën urën e bulevardit Industrial:

Rikujtojmë se Komuna e Tetovës dy herë ka ndarë mjete për pastrimin e shtratit të lumit. Në dhjetor Komuna e Tetovës pagoi 32 mijë euro për pastrimin e shtratit të lumit. Edhe pse nga Komuna e Tetovës thanë se kishte përfunduar pastrimi, kamera e gazetarit të Portalb.mk dhe banorët dëshmuan të kundërtën. Më pas, Komuna e Tetovës në muajin mars përsëri nënshkroi një kontratë ne vlerë prej 32 mijë eurosh me kompaninë “Euro Invest-ing” për pastrimin e shtretërve të lumenjve në Tetovë me rrethinë.

Komuna e Tetovës dhe Inspektorati Ekologjik ende nuk kanë dalë me një strategji për këtë problem. Portalb.mk me vite ka shkruar për fenomenin e mosgjetjes së autorëve të hedhjes dhe djegies së mbeturinave në Tetovë. Qytetarët denoncojnë në “E-report” për arsye se numri i vendosur në uebfaqen e Komunës (0800-55-043) për denoncimin e këtyre rasteve, është jofunksional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button