RMV, mbi 18 mijë studentë do të marrin vakt studentor falas

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se, janë pranuar 18,149 aplikime prej 21,693 që kanë arritur, për vakt studentor të subvencionuar. Afati i parë për aplikim ka zgjatur nga 1 dhe më 20 gusht. Thirrja ishte e dedikuar për studentët e vitit të dytë dhe viteve më të larta të studimeve, transmeton Portalb.mk.

Vakti studentor i subvencionuar është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj për lehtësimin e jetës së të rinjve gjatë kohës së studimeve. Nëntë muaj në vit, studentët do të marrin nga 2,400 denarë të dedikuara për blerjen e vakteve të shëndetshme.

Afati i ardhshme për paraqitje për realizimin e të drejtës së vaktit studentor të subvencionuar do të fillojë prej 1 tetori dhe do të zgjasë deri në fund të muajit, ndërsa ka të bëjë me studentët e vitit të ri akademik dhe ata të cilët nuk kanë arritur që të realizojnë të drejtën e tyre përderisa ka zgjatuar afati paraprak për aplikim.

Këtë subvencion do të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë vetëm studentët e ciklit të parë (deridiplomik).

Sapo t’i marrin këto subvencione, fondet e studentëve do të paguhen direkt në llogaritë e tyre të transaksioneve. Në këtë mënyrë, me fondet e fituara që do të paguhen nga shteti, do të mund të paguhet te çdo tregtar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpjegon se ndryshimet ligjore lejojnë që ushqimet e studentëve të sigurohen nga dyqanet, dhe jo vetëm nga objektet e hotelerisë. Sidoqoftë, rekomandimi për studentët është që fondet mujore të përdoren për blerje të ushqimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës parashikon se rreth 40,000 studentë do ta përdorin vaktin e subvencionuar. Në këtë mënyrë, do sigurohen rreth 15 milionë euro në vit.

Ndryshe, Portalb.mk tetorin e vitit të kaluar e ngriti këtë si çështje, madje drejtoi edhe pyetje në lidhje me të njëjtën deri tek MASH, por aso kohe nuk morëm një përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button