RMV, debat online për mitet e inteligjencës artificiale dhe përfitimet prej saj

Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, të bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, Fondacioni Metamorfozis do të organizojë Dialogje për Agjendën Digjitale: Gjithçka që dëshironit të dinit për inteligjencën artificiale më 23 shtator 2021 nga ora 10:00 – 11:00, përmes ZOOM, transmeton Portalb.mk.

Dialogjet do të realizohen në formë të panel – diskutimit kushtuar demaskimit të miteve në lidhje me inteligjencës artificiale me qëllim që të avancohet njohuria dhe të ngritët vetëdija te qytetarët për përfitimet nga shfrytëzimi i të njëjtës në fusha të ndryshme shoqërore.

Në këtë ngjare do të marrin pjesë, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, Ivana Stankoviq, këshilltare në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Ilija Mitrov, inxhinier softuerik dhe praktikues i certifikuar i inteligjencës artificiale, Marko Serafimovski, menaxher për zhvillim ndërkombëtar të biznesit në Semos dhe Hristijan Gjoreski, asistent profesor për inteligjencë artificiale në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informative.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta ndjekin diskutimin dhe të mësojnë më shumë për inteligjencën artificiale mund të regjistrohen në këtë link, ku mes tjerash, mund edhe t’i parashtrojnë pyetjet e tyre që do t’i parashtrohen folësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button