fbpx

Me 229 kilometra në orë në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles

Një vozitës me automjet “Audi” me tabela të regjistrimit të huaja në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles ka qenë një ndër 191 personat e gjobitur dje për shkak të vozitjes shumë të shpejtë. Sipas fotografisë që u ka dërguar mediave MPB, në momentin kur policia e ka incizuar, automjeti ka qenë me shpejtësi 229 kilometra në orë, që është për 129 kilometra në orë më shumë nga shpejtësia dhe lëvizja e lejuar, transmeton Portalb.mk.

Siç informuan nga MPB, 27 prej automjeteve për të cilat është shkruar gjobë, kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga e lejuara, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me madje 70 km në orë mbi shpejtësinë e lejuar.

“Kontrollet e përforcuara të aksionit vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Ju bëjmë thirrje gjithë pjesëmarrësve në trafik t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button