RMV, KRRE me çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi vendimin, me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕURODIZEL BS-95 dhe ЕURODIZEL BS-98 nuk ndryshojnë, ndërkohë çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) do të ulet për 1,50 denar për litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 13.09.2021, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,786 denarë/kg dhe tani do të jetë 39,181 den/kg.

Me këtë vendim i cili do të hyjë në fuqi nga data 21.9.2021, në mesnatë, çmimet e derivateve të naftës do të jenë si vijon:

  • Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 73,00 denarë/litër
  • Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 75,00 denarë/litër
  • Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 62,00 denarë/litër
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 64,00 denarë/litër
  • Mazut М-1 SU 39,181 denarë/kilogram

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button