Ngrohja globale: mukozë detare po shfaqet në plazhet e Halkidikit (Foto)

Shkuma e jargosur e quajtur mukozë detare, që është rezultat i ngrohjes globale, këtë verë disa herë është shfaqur në plazhet e Greqisë. Incizimet nga disa prej plazheve në Halkidiki që janë bërë këtë shtator kanë dëshmuar që me të vërtetë deti kohë pas kohe nxjerr shkumë të atillë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Shkencëtarët paraqitjen e mukozës detare e lidhin me ngrohjen globale. Ngrohja e atmosferës si rezultat i efektit të serave, e rrit temperaturën e oqeaneve dhe detërave, me çka i bën më të përshtatshme për jetë të disa organizmave, ndërsa të papërshtatshme për gjallesat dhe bimët tjera.

Mukoza detare kryesisht përbëhen nga fitoplanktonе, përkatësisht alga mikroskopike. Si të tillë, fitoplanktonet nuk janë të dëmshme për rrethinën, mirëpo në kombinim me temperaturat e rritura të ujit, ujërat e zeza, pesticidet dhe ngrohjen globale, shumohen tepër dhe e dëmton biodiversitetin, e bllokon depërtimin e dritës diellore në det dhe e zvogëlon nivelin e oksigjenit në det.

Sipas matjeve të Sistemit Posejdon, një rrjet i stacioneve shkencore-hulumtuese me përkrahje nga shteti dhe Bashkimi Evropian e monitoron gjendjen në detërat greke. Vala e nxehtë nga gjysma e dytë e qershorit 2021 e ka ngritur temperaturën mesatare ditore të Detit Egje në 28 gradë, që është 4 gradë më tepër nga vitet e kaluara.

Banorët lokal në Pefkohori thonë që rrëfimi komik folklorik për të këtë dukuri është “gjyshet thonë që bëhet fjalë për shkumë sapuni që vjen deri në breg për shkak të pastrimit të anijeve”. Banorët lokalë kryesisht nuk kanë disponim të diskutojnë për këtë temë me të huajt.

Mukoza detare në plazhin ndërmjet Hanioti dhe Pefkohori, Halkidiki, Greqi, shtator 2021 Foto: Meta.mk.

Gjatë qershorit, gazeta britaneze “Independent” ka njoftuar se Qeveria e Greqisë ka iniciuar hetim për paraqitjen e mukozës detare në ujërat në afërsi të ishullit Lemnos.

Gazeta greke “Ekatimerini” atëherë publikoi që sipas hulumtimit të porositur nga Ministria për Mjedis Jetësor, fenomeni shkaktohet nga kombinimi i ndotjes dhe temperaturave të larta.

Stavros Statakis, nënkryetari i shoqatës së peshkatarëve nga Lemnos me deklaratë për “Ekatimerini” ka paralajmëruar që mukoza detare e vështirëson peshkimin dhe i largon turistët.

“Ajo shfaqet kohë pas kohe, mirëpo shpejtë zhduket. Për herë të parë, dhjetë vitet e fundit është në sasi aq të mëdha”, thotë Statakis për “Ekatimerini”.

Mukoza detare në plazhin ndërmjet Hanioti dhe Pefkohori, Halkidiki, Greqi, shtator 2021 Foto: Meta.mk.

Rritja e sasisë dhe shpeshtimi i mukozës detare është tregues i efekteve të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit nëpërmjet lëshimit të dyoksid karbonit në atmosferë përmes djegies së lëndëve fosilike (thëngjill dhe naftë) dhe hedhjes së materieve të rrezikshme në rrjedhat ujore.

Shfaqja e mukozës detare këtë vit në Detin Egje është shumë më pak në krahasim me kaplimin e detit Marmaris në fqinjësi në Turqi.

Siç ka njoftuar “Glloball Vojsis”, autoritetet turke kanë iniciuar aksion të inspektimeve dhe pastrimi, me ç’rast presidenti Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar që prurja e mukozës detare është e shkaktuar nga njerëzit dhe kompanitë që hedhin hedhurina në Detin Marmaris.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button