Wenger: Mund ta befasojmë Bayernin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka besim se ekipi i tij mund të realizojë një fitore befasuese ndaj Bayernit të Munichut në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.
Topçinjtë do të përballen me një sfidë të vështirë sonte ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e kthimit, pasi në ndeshjen e parë u mposhtën në shtëpinë e tyre me rezultat 1-3.

“Jam i bindur se nëse ky ekip luan mirë dhe nëse arrin një fitore të madhe, ju do të shihni krejtësisht një kafshë tjetër”.

“Gjatë këtij sezoni kemi luftuar ta gjejmë këtë në ndeshjet e mëdha. Kemi edhe një mundësi tjetër ndaj Bayernit dhe shpresoj që ekipi t’i realizojë mundësitë e veta”, ka thënë Wenger.

Lajme të ngjashme

Back to top button