Deri më 12 nëntor të diplomuarit nga RMV-ja mund të aplikojnë për mbështetje financiare për hulumtime shkencore në Zvicër

Hulumtuesit e Maqedonisë së Veriut që ndjekin studime, mund të sigurojnë mbështetje financiare për kryerjen e tyre në Zvicër gjatë vitit akademik 2022-2023, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni Federal për bursa për studentët e huaj të Qeverisë së Zvicrës për vitin akademik 2022/2023 do të ndajë 20-30 bursa për të diplomuarit e rinj të kualifikuar në fusha të ndryshme, me mundësi për të vazhduar studimet në studime kërkimore, studime doktoratës dhe pas doktoratës  në universitetet dhe institucionet e njohura zvicerane”, deklarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, duke sqaruar që për çdo detaj mund të lexojnë në KËTU.

Ministria sqaroi që bursat nuk kanë të bëjnë për studime specialistike dhe pasdiplomike, ndërsa afati për aplikim është deri më 12 nëntor të këtij viti në Ambasadën e Zvicrës në Shkup.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button