Në javën e VII-të të Ligës së Parë në RMV, tre ekipe shqiptare siguruan nga tri pikë përmes fitoreve

Shkupi dhe Shkëndija arritën të sigurojë nga tre pikë në ndeshjet e tyre në kuadër të javës së VII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, derisa Renova arriti në fund të fitojë kundër ekipit të Struga Trim&Lum, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija si mysafir arriti të fitojë kundër Skopjes më rezultat 0-2, ndërsa Shkupi si vendas fitoi me rezultat 3-0 kundër Borecit.

Ndeshjet tjera:

Bregallnica – Tikvesh 2-0

Makedonija Gj.P. – Rabotniçki 0-2

Pelister – Akademija Pandev 0-0

Me mbylljen e javës së shtatë, Shkupi siguroi 14 pikë, Akademija Pandev 14, Rabotniçki 14, Renova 14, Struga 12,  Shkëndija 10 pikë, Bregallnica 10, etj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button