Osmani: Është formuar grup punues për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në programin e SHBA-së për mënjanimin e vizave

Procesi për mënjanimin e vizave për shtetasit tanë për hyrje në SHBA është proces afatgjatë dhe i ndërlikuar, mirëpo duke i pasur parasysh përpjekjet tona për përforcimin e aleancës ekzistuese, janë krijuar kushtet për ta filluar këtë proces. Najg, informon shefi i diplomacisë së Maqedonisë, ministria i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot informoi që ka formuar grup punues në kuadër të ministrisë, që ka për detyrë të punojë në inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Visa Waiver” – programin e SHBA, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

“Procesi i mënjanimit të vizave për shtetasit tanë për hyrje në SHBA është proces afatgjatë dhe i ndërlikuar, mirëpo duke i pasur parasysh përpjekjet tona për përforcimin e aleancës ekzistuese janë krijuar kushtet për ta filluar këtë proces. Konfirmimi më i madh për atë është inkuadrimi i shtetit tonë në NATO Aleancën, por edhe progresi i arritur në fushën e sigurisë, si plotësim i partneritetit tonë strategjik me SHBA”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.

Ai ka shtuar që përfundimi i suksesshëm i këtij procesi kërkon punë afatgjatë dhe të përkushtuar, ndërsa arritja e këtij qëllimi do të jetë në dobi të shtetasve të dy vendeve miqësore.

“Gjithashtu kjo do të krijojë efekt të konsiderueshëm pozitiv në bashkëpunimin ekonomik, prosperitetin dhe zhvillimin demokratik, mirëpo konsiderojmë se edhe përgjithësisht do të ketë efekt pozitiv mbi tërë rajonin. Një hap i këtillë është edhe një vërtetim për përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtim të marrëdhënieve stabile bilaterale me SHBA dhe përforcimin e partneritetit tonë strategjik”, ka shtuar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button