Filloi të mërkurën, ndërsa sot mbaron aksioni i spërkatjes kundër mushkonjave në Shkup

Aktivitetet për spërkatjen kundër mushkonjave, i paraparë në forma të ndryshme, pritet të mbarojë sot nëse moti është i përshtatshëm për një gjë të tillë, transmeton Portalb.mk.

“Dezinsektimi terestik në territorin e qytetit të Shkupit, kundër mushkonjave do të kryhet nga data 15.09.2021 (e mërkurë) deri më 19.09.2021 (e diel) nga ora 22 deri 03 të ditës së ardhshme”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ndryshe, Qyteti i Shkupit prej të mërkurës ka filluar dezinsektimin në teren dhe me aeroplan, kundër mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit, ashtu që spërkatja me aeroplan është kryer në orët e hershme të mërkurën dhe të enjten. Ata kanë kërkuar që bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button