U kthyen nga hapësira turistët e parë që fluturuan në orbitën e Tokës (VIDEO)

Kapsula Dragon, e cila përfshinte miliarderin Jared Isaacman, si dhe Hayley Arceneaux (29), Sian Proctor (51) dhe Chris Sembroski (42), zbarkoi në Florida të SHBA-së. Turistët e parë hapësinorë të dërguar në orbitën e Tokës nga kapsula “Crew Dragon” e kompanisë së Elon Musk zbarkuan në Tokë pas një udhëtimi treditor, transmeton AA.

Kapsula Dragon, e cila përfshinte miliarderin Jared Isaacman, si dhe Hayley Arceneaux (29), Sian Proctor (51) dhe Chris Sembroski (42), zbarkoi në Florida të SHBA-së. Duke vënë në dukje se të katër pasagjerët u kthyen me shëndet të mirë, Isaacman tha: “Faleminderit, SpaceX, ishte një fluturim i jashtëzakonshëm për ne”.

Biznesmeni miliarder Isaacman, i cili bleu misionin e quajtur “Inspiration4” nga SpaceX, së bashku me turistët e tjerë, u nisën më 15 shtator nga Qendra Hapësinore Kennedy e Floridës me një raketë Falcon-9.

Edhe pse kontrolli i kapsulës, e cila u ngrit në një lartësi prej afërsisht 575 kilometra, u sigurua automatikisht nga toka, kastër pasagjerët kishin kaluar një trajnim afërsisht gjashtë muaj para fluturimit, në rast të një situate të papritur.

Ky ishte fluturimi i parë rreth tokës me ekip i përbërë tërësisht nga civilë. Më herët, Jeff Bezos, themeluesi i gjignatit të tregtisë elektronike, Amazon, realizoi një fluturim në hapësirë në lartësi prej 106 kilometrash më 20 korrik me mjetin kozmik të zhvilluar nga kompania e tij Blue Origin.

Më 11 korrik, biznesmeni britanik Sir Richard Branson udhëtoi në distancë prej 100 kolometrash me mjetin kozmik të zhvilluar nga kompania e tij Virgin Galactic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button