fbpx

RMV, u arrestua pronari i lokalit pasi kishte pranuar klientët pa certifikatë për vaksinim

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 49 vjeçarin, pasi në lokalin e tij kishte pranuar klientë pa certifikatën e vaksinimit, që është në kundërshtim me rregullat shëndetësore në kohën e epidemisë, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë në SPB-Tetovë, reparti për punë të brendshme në Gostivar, kanë arrestuar 49 vjeçarin S.E. nga Çajla e Gostivarit, pasi në objektin e tij hotelerik në Gostivar kishte mysafir pa certifikatën për vaksinim”, njoftojnë nga Policia.

Raportohet që objekti i tij është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërsa Policia paralajmëroi kallëzim penal ndaj pronarit në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button