Nxënësit e Tetovës dhe Gostivarit këtë javë duhet të kthehen në shkollë, këta janë protokollet që duhet të zbatojnë

Nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Tetovës dhe Gostivarit, nesër duhet të kthehen në bankat e shkollës, thuajse dy vjet pas zhvillimit të procesit arsimor në formë onlajn, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria vendosi që mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të ndiqet online deri më 20 shtator”, kishin vendosur në seancën e 106-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, mësimi onlajn kishte filluar në të gjitha qytetet me prani fizike, përveç në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë. Më 14 shtator Qeveria vendosi që mësimi të vazhdojë akoma onlajn vetëm për nxënësit e Tetovës dhe Gostivarit.

Ky vendim ishte si masë për të zvogëluar përhapjen e infektimeve me Covid-19, pasi këto dy qytete gjatë periudhës së fundit ishin nga më të prekurat nga ky virus.

Protokollet që duhet të ndiqen janë:

  • Procesi mësimor në vitin shkollor 2021/2022 zhvillohet me prani fizikenë shkollë.
  • Dita e parë e mësimit detyrimisht fillon me udhëzime për nxënësit mbi atë si mënyrën e drejtë dhe të sigurt të sillen, të mbajnë distancë fizike, higjienën e duarve dhe mbrojtjen e shëndetit personal por edhe shëndetin e nxënësve tjerë dhe punonjësve në shkollë.
  • Shkolla për hyrje dhe dalje të nxënësve i vendos në funksion të gjitha hyrjet e objektit shkollor.
  • Në hyrje të shkollës, në korridoret dhe klasat vendosen materiale edukativo-informuese,udhëzues për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë në shkollë dhe mjete për dezinfektimin e duarve.
  • Hyrja në shkollë lejohet vetëm mepërdorimin e detyrueshëm të maskës mbrojtëse dhe dezinfektimin e duarve për të gjithë punonjësit dhe nxënësit në shkollë. Gjatë pushimit të madh mbajtja e maskave në ambient të hapur nuk është e detyrueshme, por me respektimin e distancës së nevojshme ndërmjet nxënësve.
  • Në çdo hyrje të shkollës nxënësit i pret mësimdhënësi kujdestar i cili i ndihmon nxënësit të dezinfektojë duartme dezinfektues.
  • Për hyrje dhe dalje të kontrolluar në /nga shkolla, para dhe brenda në shkollë, organizohet shërbim për mbajtjen e rendit, me qëllim zbatimin e mbajtjes së rendit dhe mbajtjes së distancës së nevojshme në mes nxënësve.
  • Nxënësve të cilët udhëtojnë me transport të organizuar, u matet temperaturapara hyrjes në autobus dhe bëhet dezinfektimi i duarve dhe këpucëve, Nxënësit që kanë temperature të rritur ( mbi 37.4°) kthehen në shtëpi me rekomandim që prindi të marrë masat e duhura shëndetësore. Transportuesit të cilët kryejnë transportin e nxënësve i respektojnë dhe zbatojnë protokollet për transportin e udhëtarëve.
  • Të gjithë punonjësve ju matet temperatura trupore para hyrjes në shkollë me termometër digjital pa kontakt fizik, ndërsa në rast të rritjes së temperaturës ( mbi 37.4°) punonjësi drejtohet tek mjeku amë.
  • Nxënësve para hyrjes në shkollë, ju matet temperatura trupore me termometër digjital pa kontakt fizik. Në rast të rritjes së temperaturës trupore ( mbi 37.4°) nuk lejohet hyrja e nxënësit në shkollë ndërsa prindi drejtohet për konsultim tek mjeku amë i nxënësit. Fëmijët me simptomatë sëmundjeve tjera ngjitëse gjithashtu nuk duhet të lejohen të shkojnë në shkollë.
  • Prindërit/ kujdestarët i dërgojnë nxënësit deri të hyrja e caktuar e shkollës dhe ndalohet hyrja e tyre në shkollë, përveç për prindërit/ kujdestarët dhe asistentët arsimor të nxënësve të cilët janë me nevoja të veçanta arsimore me mbajtjen e obligueshme të maskës/ mbulimin e fytyrës.
  • Ndalohen të gjitha përshëndetjet me kontakt fizikndërmjet punonjësve në shkollë dhe ndërmjet nxënësve.
  • Mësimdhënësitduhet t′iu shmangin qëndrimeve të gjata në zyrën e mësimdhënësve, dhe detyrimisht kujdesen për distancën fizike dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse. mbulimin e fytyrës.
  • Shkëmbimi i informatave dhe takimet me prindërit/ kujdestarët zhvillohet përmes telefonit ose përmes aplikacionit onlinepër të cilën do të bien dakord prindërit dhe 2 mësimdhënësit, ose nëse lejojnë kushtet e motit në natyrë.
  • Hapësirat të cilat më së shpeshti janë të ekspozuar ndaj prekjes, nga ana e punonjësve në shkollë dhe nxënësve, dezinfektohen në fillim dhe në fund të çdo ndërrimi më së paku dy herë në ditë. Shkolla përgatitë listë për të gjitha hapësirat të cilat rregullisht duhet të pastrohen;
  • Hapësirat detyrimisht të ajrosen pas përfundimit të çdo ore mësimore, më së paku gjysmë ore para ardhjes dhe pas shkuarjes së nxënësve.
  • Gjatë orës së mësimit në klasë, nëse lejojnë kushtet klimatike preferohet që dritarja të jetë e hapur. Në klasat ( nëse shkolla disponon) rekomandohet që të shmanget shfrytëzimi i koncidionerëvedhe ventilimit.
  • Pastrimi i klasave bëhet para fillimit të mësimit, gjatë kohës së pushimit kur nxënësit janë në oborrin e shkollës dhe pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve, me ujë dhe sapun/ detergjent dhe me mjete dezinfektuese të cilët veprojnë ndaj viruseve sipas udhëzimeve të prodhuesit.
  • Përdorimi i tualeteve organizohet në mënyrë që të mundësohet prani më e vogël e nxënësve dhe mbajtja e distancës ( p.sh. nëse tualeti është i vogël nxënësi duhet të pres jashtë tualetit derisa të dalë nxënësi i cili gjendet brenda).
  • Tualetet duhet të jenë funksionale në mënyrë që të sigurojnë kushte për larjen më të shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun dhe më shpesh të pastrohen duke mbajtur shënime të obligueshme për pastrimin dhe dezinfektimin me mjetet të cilat veprojnë ndaj viruseve sipas udhëzimeve të prodhuesit në mënyrë alternative mund të përdoret hipoklorit të natriumit 0.5 % (5% zbardhues për amvisëri i cili përdoret në raport 1:100) ose 70 % alkool për dezinfektimin e hapësirave të sipërme.
  • Sallat, shkallët dhe hapësirat tjera të përbashkëta pastrohen më së shpeshti, derisa nxënësit janë në mësim dhe pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve shkollore.
  • Pastrimi i sallëssë fizkulturës dhe fushave sportive, zhveshtoreve, dhomave për ngrënie dhe hapësirave tjera ndihmëse, bëhet menjëherë pas shfrytëzimit të çdo grupi të nxënësve.
  • Në shkollat fillore ku ka qëndrim të zgjatur, është e nevojshme i njëjti të organizohet në korniza të kapaciteteve hapësinore të disponueshme dhe të realizohet me nxënës të së njëjtës paralele dhe të së njëjtës klasë.
  • Ushqimi i përgatitur në kuzhinat e shkollës për fëmijët me qëndrim të zgjatur, duhet të jetë në përputhje të plotë me respektimin e rregullave për praktikë higjienike dhe të prodhuar, të përcaktuar me Ligjin për Sigurim të Ushqimit, si dhe standardet dhe Protokollet e HACCP për mbrojtje nga KOVID-19.
  • Shfrytëzimi i sallës së fizkulturës, bibliotekës dhe hapësirave tjera duhet të bëhet nga grupi i nxënësve të të njëjtës paralele, në mënyrë që të mos ekzistojë mundësia e përzierjes së një numri të madh të nxënësve nga paralelet e ndryshme.
  • Duhet të shmanget hyrja e personave të tjerë( p.sh, pastrim, riparim ose sjellje të ushqimit) nëpër klasa derisa nxënësit gjenden aty, si dhe hyrja në objektin shkollor të personave të cilët nuk janë të punësuar në shkollë ose fëmijë që nuk janë nxënës të asaj shkolle, me përjashtim të përfaqësuesve të MASH, BZHA, ISHA ose organe tjera shtetërore të cilat zbatojnë mbikëqyrje mbi zbatimin e rregullave dhe ligjeve nga fusha e arsimit dhe mbrojtja shëndetësore.
  • Dërgesatpër nevojat e shkollave i marrin përgjegjësit, punonjësit në shkollë nga hyrja dytësore e shkollës ( nëse ekziston një hyrje e tillë), ndërsa hyrja kryesore lejohet vetëm për tekniket e shërbimeve ose ofruesit tjerë të shërbimeve të cilat janë të domosdoshëm (p.sh. zbatimi i masave parandaluese dhe masave epidemiologjike siç janë kontrollimi i ujit të 3 konsumueshëm, siguria e ushqimit etj) me respektimin e detyrueshëm të masës për dezinfektimin e duarve si dhe mbajtja e maskës mbrojtëse/ mbulesës së fytyrës dhe mbrojtës së këpucëve.
  • Nëse në shkollë paraqitet ndonjë person i sëmurë me KOVID -19 ose person i cili ka pasur kontakt me të sëmurë me KOVID -19, personi duhet të izolohet në hapësirë të veçantë me mbajte të obligueshme të maskës/ mbulimit të fytyrës, ndërsa drejtori duhet të komunikojë me Qendrën për Shëndet Publik për marrjen e udhëzimeve për veprim të mëtutjeshëm. Për aktivitetet e ndërmarra dorëzohet raport në komunë, ndërsa komuna në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
  • Nëse nxënësishfaq simptoma të KOVID-19 deri sa është në shkollë mësimdhënësi/bashkëpunëtori profesional izolon nxënësin në hapësirë të veçantë dhe menjëherë i njofton prindërit / kujdestarët , të cilët në periudhë sa më të shkurtër kohore duhet të marrin fëmijën me qëllim të konsultimit dhe veprimit të mëtutjeshme me mjekun amë të nxënësit. 30. Nëse konfirmohet se nxënësi është i sëmurë me KOVID -19, njoftohet shërbimi epidemiologjik në Qendrën për Shëndet Publik i cili urgjentisht duhet të realizojë pyetësor me mësimdhënësit dhe nxënësit për vlerësimin e nivelit të rrezikshmërisë në bazë të kontakteve të cilat i kanë pasur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button