RMV, radarët e policisë e kapën duke lëvizur nëpër autostradë me shpejtësi 231 km/h

Në kuadër të aksioneve për kontrolle të përforcuara, janë regjistruar tre shoferë duke lëvizur me shpejtësi mbi 70 km/h sesa shpejtësinë e lejuar, në mesin e tyre njëri me 231 km/h, transmeton Portalb.mk.

Në autostradat që lidh Velesin, Kumanovën dhe Shkupin, janë dënuar 116 shoferë, 18 prej të cilëve për tejkalim të shpejtësisë mbi 50km/h më shumë se e lejuara.

Policia ndërkohë ka realizuar aksione të tilla edhe në kuadër të qytetit të Shkupit, duke arritur të regjistron 48 raste ku kemi tejkalim të shpejtësisë, 15 për lëvizje pa lejen e qarkullimit, 25 për shoferët nën ndikim të alkoolit, nëntë për përdorim telefoni, 31 parkime jo të rregullta, shtatë për probleme teknike dhe vetura të paregjistruara, duke arritur numrin e masave në 171.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button