Ka filluar regjistrimi i studentëve të vitit të parë për akomodim në konviktet studentore shtetërore

Ministria për Arsim dhe Shkencë i përkujton studentët e vitit të parë të regjistruar në institucionet publike dhe private për arsim të lartë në shtet, se ka filluar aplikimi për vende në konviktet studentore shtetërore dhe në objektet tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vitin akademik 2021/2022. Afati përfundimtar për parashtrim të aplikacioneve është 24.9.2021.

Kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për realizimin e të drejtës për akomodim në konvikt studentor janë shpallur në konkursin që është publikuar në këtë link.

Studentët të cilët i përmbushin kushtet, e plotësojnë fletë-paraqitjen elektronike dhe të njëjtën ia bashkëngjisin dokumentacionit në http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa nëse nuk kanë mundësi për të aplikuar në mënyrë elektronike, e plotësojnë fletëparaqitjen e printuar (listë evidence) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e duhur sipas konkursit në konviktin studentor.

Për studentët e vitit të parë janë paraparë 1249 vende në konviktet studentore.

“Për vendet e lira në konviktet studentore, që kanë mbetur pas publikimit të listave përfundimtare, paraqitja do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, por jo më vonë se 15.11.2021”, thonë nga MASH.

Ata shtojnë që, në pajtim me informatat pas publikimit të rezultateve nga aplikimi i studentëve të vitit të dytë dhe të gjeneratave më të vjetra të studimeve, vende të lira kanë mbetur në konviktin studentor “Pellagonia” (300), në “Kuzman Josifovski – Pitu” (30), “Tome Stefanovski – Seniq” (110) dhe në ndërtesën e tretë në “Stiv Naumov” (300).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button