Rrënohet një nga anijet përgjatë lumit Vardar, pjesë e projektit “Shkupi 2014”

Një muaj para zgjedhjeve lokale, në fund të mandatit të tij, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, mburrej në Facebook se po rrënonte njërën nga tre anijet në lumin Vardar që ishin pjesë e projektit megaloman të VMRO-së, “Shkupi 2014”.

“E para nga 3 anijet në shtratin e lumit Vardar ka filluar të hyjë në histori,” shkroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov në Facebook, duke postuar disa fotografi të anijes së shkatërruar, transmeton Meta.mk.

Shilegov është përsëri kandidat i koalicionit të LSDM-së për kryetar të Shkupit, ndërsa VMRO-DPMNE mbështeti kandidaten e pavarur Daniela Arsovska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button