fbpx

Të paktën dy të vdekur, mbi 19 të plagosur në shpërthimet afgane

Raportimet nga Afganistani tregojnë se tri shpërthime kanë lënë të vdekur të paktën dy persona dhe kanë plagosur 19 të tjerë në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar.

Ky njëherësh është përshkruar si sulmi i parë vdekjeprurës prej kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më shumë se një muaj më parë, transmeton REL.

Dëshmitarët dhe një anëtar i administratës së udhëhequr nga talibanët janë cituar të kenë thënë se të paktën njëri nga shpërthimit në Jalalabad ka qëlluar një makinë që ka bartur luftëtarë talibanë.

Gratë dhe fëmijët është thënë të kenë qenë në mesin e të plagosurve.

Fotografitë që, është thënë të jenë marrë nga zona e shpërthimit, kanë shfaqur një makinë me flamur të talibanëve dhe shkatërrimin afër.

Detaje tjera ende nuk dihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button