Thërrime 6

Që nuk i dilte asnjë fjalë prej goje, kjo i kishte ndodhur edhe më herët. Zaten ata dy ishin prej atyre, që nuk mërziteshin duke ndejtur me njëri tjetrin, edhe nëse kështu asgjë nuk do flisnin.

Por sonte ishte takuar për ti thënë, nëse jo lamtumirë, së paku diçka që, si një lamtumirë do kuptohej. E ndiente se edhe përballë, e njëjta gjë ishte.

Nuk këmbyen fjalë edhe atë natë, këmbyen shikime. Krejt u bë e qartë: asnjëherë më nuk u takuan!

Lajme të ngjashme

Back to top button