RMV, u sekuestruan 860 kilogramë duhan

Janë sekuestruar 860 kilogramë duhan në tregjet dhe magazinat në një operacion të përbashkët të kryer dje në territorin e Shkupit nga Departamenti për hetime – Sektori për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë Doganore, Departamenti për polici kriminalistike pranë MPB-së dhe Inspektoratit të Tregut, transmeton Portalb.mk.

Drejtoria Doganore, sot kumtoi se kanë sekuestruar produktet që shiten në mënyrë ilegale dhe që janë mallra akcize.

“Në aksion u sekuestruan 860 kilogramë duhan, i cili u gjet në tregjet dhe magazinat të tjera. Kjo shmang detyrimet në vlerë prej 1.763.000 denarë. Kundër autorëve do të ngrihen akuza të përshtatshme”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë Doganore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button