RMV, reshje të dendura shiu dhe rënie të temperaturave

Temperaturat ditore pritet të ulen dhe shira të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erëra të forta parashikohen sot dhe ditëve në vijim, njofton Drejtoria Hidrometeorologjike.

Moti gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme ne veriperëndim, dhe në pjesët perëndimore erë më e fortë nga perëndimi. Gjatë ditës do të ketë zhvillim lokal të reve të paqëndrueshme të përcjella me shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erë të fortë.

Moti në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erë të fortë, dhe temperatura ditore do të arrijë në 28 gradë.

Nesër në mëngjes do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me shi. Mot i ngjashëm na pret edhe të hënën, kurse nga e marta, do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button