Grupi Viber “De facto: vetëm përmbajtje të verifikuara” për informim të saktë të qytetarëve

Në një kohë kur dezinformatat po përhapen në rrjetet sociale, Fondacioni Metamorphosis ka nisur një grup të hapur Viber “De facto: vetëm përmbajtje të verifikuara” të destinuara për qytetarët.

Qëllimi është përmirësimi i informimit me informacion të saktë, të verifikuar dhe të besueshëm mbi tema që janë me interes dhe rëndësi për jetën e përditshme të qytetarëve. Ky grup Viber do të publikojë informacione të verifikuara mbi situatën me Covid-19, mjedisin, regjistrimin, integrimin në BE dhe gjithçka që është aktuale në jetën e përditshme të qytetarëve.

Duke klikuar në linkun, të gjithë do të jenë në gjendje të marrin informacion mbi temat në të cilat çështje të caktuara do të konsultohen nga ekspertë të fushave përkatëse, në mënyrë që të shmangen dezinformatat dhe manipulimet mediatike të publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button