(Video) Galatasaray e ka mposhtur Schalken në Veltins Arena

Me rezultat 3-2, Galatasaray e ka mposhtur Schalken në Veltins Arena, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Stamboll përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, ndërsa pas ndeshjes së kthimit, klubi turk vazhdon tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4-3.

Vendasit e nisën mirë sfidën duke krijuar epërsi me anë të Roman Neustadter (18’), por ata pranuan dy gola në pjesën e parë.

Hamit Altintop i shënoi një gol të bukur ish skuadrës së tij (37’), ndërsa Burak Yilmaz realizoi për epërsinë e turqve (42’).

Michel Bastos e barazoi rezultatin për t’i dhënë shpresa ekipit gjerman për kualifikimin, mirëpo Umut Bulut vulosi gjithçka në minutat shtesë (90’+5).

Lajme të ngjashme

Back to top button