(Video) Messi ‘thyen në mes’ Milanin !

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi që në “Camp Nou” mposhti Milanin 4:0 megjithëse në “San Siro” në ndeshjen e parë ishte mposhtur 2:0.

Ishte Lionel Messi ai i cili shpërtheu në këtë ndeshje duke shënuar dy herë në portën e Abiatti dhe atë në 45 minutëshin e parë.

Golin e parë, futbollisti më i mirë në botë e shënoi në munutën e pestë me një goditje befasuese nga 16 metra. Golin e dytë argjentinasi e shënoi në minutën e 40 pas asistimit të Iniestas.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 55 David Villa shënoi për rezultatin 3:0, kurse Alba në minutën e fundit vendosi rezultatin përfundimtar 4:0. 

Lajme të ngjashme

Back to top button