Filipçe vlerësoi që spitalet modulare e larguan Maqedoninë e Veriut nga fati i Italisë

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, vlerësoi që spitalet modulare kanë ndihmuar vendin të mos shkojë drejt “skenarit i Italisë”, raporton Portalb.mk.

“Kemi bërë 700 shtretër të spitaleve për më pak se 2 muaj. Falë asaj, kishim ku t’i vendosim pacientët. Alternativë e asaj është skenari italian, njerëzit të bllokohen në veturat e ndihmës së shpejtë para spitaleve, pasi nuk ka ku të vendosen”, deklaroi Filipçe.

Ai vlerësoi që spitali modular ishte mënyra e vetme për të rritur kapacitetet e spitaleve në një kohë të shkurtë, duke përkujtuar që edhe tani një pjesë e pacientëve shërohen në këta spitale.

“Në raport me sigurinë dhe mënyrën e punës së këtyre spitaleve, Filipçe ishte i vendosur që Ministria ka marrë vërtetim për rregullshmërinë e gjithë instalimeve, rrymës dhe rrjetit të kanalizimit në spitalet modulare”, deklarojnë nga MSH-ja.

Ndryshe, më 11 shtator, me mbjelljen e 14 drunjve në Sheshin “Iliria”, u mbajt marsh paqësor i grupit të tifozëve Ballistët dhe qytetarëve të tjerë në nder të 14 viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për Kovid-19 në Tetovë.

Më 10 shtator, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani së bashku me dy drejtorët e spitalit të Tetovës, Artan Etemi dhe Florin Besimi, kanë njoftuar për dorëheqje për arsye morale. Dorëheqjet e tyre erdhën pasi më 8 shtator shpërtheu zjarri në spitalin e përkohshëm në Tetovë, ku po trajtoheshin personat e sëmurë nga COVID-19. Kryeministri Zoran Zaev pas disa ditëve sqaroi që Filipçe, Hasani, Etemi dhe Besimi do të vazhdojnë të jenë në funksion, derisa nuk ka vendim për heqjen e tyre, sqaroi Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button