Duke shfletuar veprën e George Orwell, “Ferma e kafshëve”

“Në këtë vend burracakëria intelektuale është armiku më mizor, me të cilin përballen gazetarët dhe shkrimtarët tanë…” thotë autori në një shqyrtim të tij, për këtë vepër.

Armiku  forca,  pushteti,  është pllaka e gramafonit, na pëlqen apo jo, pllaka e tij luhet tani për tani- vazhdon ai, me personazhet e t’ia.

Duke e treguar të dy diktaturat më të mëdha ruse, ai nuk shfajësohet, kishte marrë pjesë në luftën e Spanjës…dhe atë që e kishte parë dhe përjetuar, ai një vend thotë:

“Nëse liria ka ndonjë rëndësi, atëherë nënkupton të drejtën për t’u treguar të tjerëve çka nuk kanë dëshirë ta dëgjojnë.”

Në këtë roman, personazhet kryesore , të kastës sunduese, janë derrat. Autori i ka bërë qëllimisht, duke e treguar forcën, dinakërinë, etjen e nepsin e madh për pushtet mbi kafshët e tjerë , më të dobët dhe të pafuqishëm. Ato janë udhëheqës dhe përhapës të propagandës totalitare që arrin ta kontrollojnë të gjithë njerëzit e ditur të vendeve demokratike. Romani nis me këshillat e derrit plak dymbëdhjetë vjeç Majorit, që ua mëson këngën e Lirisë, të gjitha kafshëve të fermës së zotit Xhouns. Po është edhe moto-ja e Orvellit në “1984 ” , ku në vazhdimësi janë parullat:

LUFTA ËSHTË PAQE

(pasi të luftojnë të tjerët, të derdhin gjakun , të humbin krejt…ndërsa ato të dinë nëpër zyra, nëpër kolltukët dhe të bëjnë politikë).

LIRIA ËSHTË SKLLAVËRI

(Ata që luftuan,  masa e gjerë e popullit, pas fitores, janë të nënshtruarit e udhëheqësve të tyre mendjendritur, që i udhëtojnë dhe i vënë në sprova nga më të ndryshmet, në realitet masa e gjerë prej fituesi , kthehet në skllevër).

PADIJA ËSHTË FORCË

(e tani, fituesit e luftës, lirisë së ëndërruar, mashtrohen me falsifikate nga më të ndryshmet, me fjalë të urta e të buta, bindëse, se ata kanë të drejtën e vendosjes…deri n’atë pikëtakim të mosdijes, sa të triumfojë, vërtetë padija).

Në “Fermën e kafshëve” , autori  tregon se si çdo ditë Xhounsi i malltretonte kafshët dhe i lente të uritur…kënga që ua mëson Majori, tregon se si një ditë do të zhduket njeriu tiran(z. Xhouns), e me atë edhe unazat prej hundës e pajimet e tjera(mjete alegorike që janë simbol i  shtrëngimit të njerëzve, kërcënimit, shtypjes, maltretimit mbjelljes së frikës, shantazhet etj) fshikulli i rëndë dhe do të ketë: ushqim, që nënkupton grurë, elb, tërshërë, sanë ,tërfil, fasule…por, POR ata/o,  duhej të luftonin për këtë.

Nëpërmes përshkrimit metaforik të kafshëve(njerëzve), TOPI I BORËS (derri i egër), NAPOLONI(derr i butë), SOKËLLUESI (derr orator, këto prej fillimit organizojnë kryengritjen me ndihmën e(njerëzve-kafshë), qenve besnikë si BURTHI, DARI, ZYMBYLI I EGËR, pastaj me ata që janë të fortë por të bindur ndaj udhëheqësi GRUSHTUESI dhe TËRFILJA (KUAJ), MJURIELLI(dhi bardhoshe; gjinia femërore, gjithnjë në ndihmë dhe në vrap për t’u gjendur, por e pafuqishme për të bërë gjë), BENXHAMINI ( gomari plak, po gjithnjë në shërbim dhe që është dëshmitar i shumë të bëmave, por që fjala e tij nuk dëgjohet),  MOJSIU( korbi shtëpiak), pulat, lopët…(e tërë masa e gjerë popullore),dhe kur kafshët e shtypura në fermë e përmbysin pronarin e tyre z. Xhousin, dhe e marrin fermën në dorë, ato parafytyrojnë fillimin e një jete me liri e barazi

Elita dinake e pashpirt fillon ta marrë kontrollin, kafshët e tjera e gjejnë veten të zënë në grackë, pa pasur shpresë për t’u çliruar prej saj, ndërsa ajo tirani zëvendësohet me një tirani tjetër.

Përralla therëse e Orvellit është një satirë e idealizmit të pashkatërrueshëm dhe të përjetshëm që tradhtohet nga pushteti dhe korrupsioni….dhe populli është ai që bën luftë për të tjerët , mbi kurrizin e vet. Këtu janë të përfaqësuara të gjitha shtresat e popullit, puna e rëndë, dëshirat, dhe zhgënjimet. Jetojnë me premtime e fjalime të bukura( SOKËLLUESI- orator i zoti, e Napoloni- derr i butë, por shumë dinak…) , dhe përsëri janë në pozitë të njëjtë si në fillim.

Ky është fati i popujve që u besojnë dy herë të njëjtëve politikanë e liderë.

Shkruan:

Merita ABAZI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button