Titull për një temë, tekst për një tjetër!

Me ndihmën e një titulli shumë interesant në një postim në Facebook shpërndahet një përmbajtje për të cilën mund të thuhet se i mungon konteksti. Teskti dhe titulli nuk korrespondojnë dhe kjo e mashtron lexuesin. Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin është shpërndarë një tekst me titull „Rasti i parë në Maqedoni i një personi të infektuar për të tretën herë me Kovid”, shkruan Vërtetmatësi.

Megjithatë, kur klikoni tek përmbajtja, ajo nuk korrespondon me atë që është shkruar në titull, pra ajo që thuhet në titull dhe ajo që është shkruar në tekst u referohen dy gjërave të ndryshme. Titulli ka të bëjë me personin e parë në vend që është infektuar me Kovid për herë të tretë, ndërsa teksti i referohet gjendjes së fëmijëve dhe Kovidit në vend, shtrimeve në spital të fëmijëve, përhapjes së virusit korona brenda shkollave pas fillimit të vitit shkollor me prani fizike.

Sipas raportit të Institutit të shëndetit publik të datës 24 gusht, është e vërtetë që ka raste të riinfektimit në vend, nga të cilët, tek një qytetar për herë të tretë është regjistruar infeksion me virusin korona.

Deri më 22.08.2021 janë regjistruar gjithsej 351 reinfektime (një reinfektim i dytë), shkruan në raport. Pra, titulli është i saktë, por teksti nuk korrespondon me të, dhe kjo gjë i huton lexuesit (që shihet edhe nga komentet që kryesisht i referohen kësaj mospërputhjeje).

Fakti që titulli dhe teksti nuk korrespondojnë mund ta fusë këtë tekst në grupin e teksteve me klikbejt tituj, që me një taktikë manipuluese kanë për qëllim të mbledhin sa më shumë reagime në internet për përmbajtjen e faqeve, gjë që bëhet në mënyrë të pandershme. Kur klikon mbi tekstin lexuesi ndihet i mashtruar, sepse aty e nuk gjen atë që premtohet në titull.

Si përmbajtja e titullit ashtu edhe përmbajtja e tekstit përmbajnë fakte të sakta. Por, këto fakte të sakta vendosen në një tërësi dhe kjo na bën që këtë postim ta vlerësojmë si një postim në të cilin mungon konteksti, sepse lexuesit i paralajmërohet një gjë dhe i ofrohet një përmbajtje krejtësisht tjetër. Titulli i produktit gazetaresk duhet të jetë një njoftim i shkurtër për përmbajtjen e tekstit, i cili informon dhe lë të kuptohet se çfarë do të lexohet në tekst. Por në rastin konkret, asgjë nga ajo që është paralajmëruar në titull nuk është përmendur në tekst!

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button