Me pastrimin e Matkës së Poshtme nesër do të shënohet World Cleanup Day

Ngjarja globale World Cleanup Day (Dita botërore e pastrimit), do të shënohet edhe në vend me aksion për pastrimin e Matkës së Poshtme. Pastrimi në vendin e piknikut pranë lumit Treska do të zhvillohet nesër, me fillim prej orës 11, transmeton Portalb.mk.

Për të gjithë personat e interesuar do të ketë transport falas i cili do të niset në orën 10:45 në parkingun Posta 2 te Stacioni Hekurudhor në Shkup. Të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje duhet ta plotësojnë këtë formular: https://bit.ly/3BX04qC.

“Si edhe çdoherë, ne sigurojmë dorëza, qese, vegla dhe mjete për dezinfektim për pjesëmarrësit. Ju sillni energji pozitive dhe dëshirë për ndryshime, ndërsa lini edhe pak kohë pas aksionit për relaksim pranë bregut të pastruar të lumit”, paralajmëruan organizatorët.

Ngjarjen e organizon “Për Maqedoni më të pastër”, së bashku me partnerët dhe miqtë nga “Qendra e Vullnetarëve Shkup” dhe “GoGreen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button