fbpx

RMV, prej në tetor do të kërkohet certifikatë me dy doza të pranuara të vaksinës për hyrje në ambiente të mbyllura

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për media theksoi se, planifikohet që nga muaji tetor, për hyrje në ambiente të mbyllura të nevojitet certifikatë për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër Covid – 19, transmeton Portalb.mk.

Njëra nga masat që planifikohet është që, njëra nga masat që vlente për një dozë të vaksinës të mund të hyhet në qendrat e mbyllura tregtare, në objektet hotelierike dhe ngjashëm, me siguri do të ndërrohet dhe do të kërkohet certifikatë për vaksinim të plotë, përkatësisht dy doza të pranuara.

Ajo po shqyrtohet, përkatësisht është biseduar tash më dhe me siguri do të vendoset. Në të vërtetë, ajo edhe kontribuoi në rritjen e interesit për vaksinim, i cili fatkeqësisht ditëve të fundit është zbehur. Do të thotë, aty ku kërkohet një dozë e vaksinës, do të kërkohen dy doza. Por, do të lëmë kohë për qytetarë dhe është planifikuar të miratohet më muajin tetor”, deklaroi Filipçe.

Sipas masave që janë aktualisht në fuqi, për hyrje në objektet hotelierike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të vizitorëve/mysafirëve/personave, por edhe për ngjarjet e çdo llojit (festë, dasmë, ditëlindje, koncert, seminar, trajnim, konferencë, ngjarje kulturore apo sportive, bastore, kazino), është e domosdoshme që të disponohet me një prej këtyre dokumenteve: certifikatë/vërtetim për mbarim të imunizimit, gjegjësisht pranimin e së paku një doze të vaksinës; certifikatë për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi 18-vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button