fbpx

Uji si një e mirë publike: si të arrihet kjo?

Jadranka Ivanova 400x500
Jadranka Ivanova

Ne mendojmë se si mund ta kursejmë dhe mbrojmë ujin, por vetëm atëherë kur nuk kemi ujë! Të gjitha mendimet, shqetësimet dhe dëshirat tona intuitive për të ndërmarrë veprime për kujdes më të mirë ndaj ujit përfundojnë momentin e radhës pasi ai të rrjedhë përsëri nga rubineti.

Ne të gjithë e dimë thënien se “Lufta e Tretë Botërore” do të jetë për shkak të ujërave! Mund të mos ketë një luftë si luftërat në të kaluarën, por ne duhet të “luftojmë” për ujë sikur të na ketë sulmuar ndonjë fuqi më e madhe ushtarake. Burimet ujore sot sulmohen nga ndryshimet klimatike, që është rezultat i rritjes ekonomike që neglizhon ndikimet mjedisore. Njerëzit, si armiqtë më të mëdhenj, e ndotin atë duke lëshuar substanca të rrezikshme dhe e trajtojnë ujin me një pakujdesi dhe lakmi të madhe, sikur të bëhej fjalë për ndonjë burim të pakufizuar. Kjo është arsyeja pse ne duhet të “luftojmë” urgjentisht për të mbrojtur ujërat si një burim kombëtar, dhe një mbrojtje e tillë do të çojë në një fitore me rëndësi globale.

Por a e mbrojmë ujin në shtëpi? Ne në fakt e vlerësojmë ujin vetëm kur nuk ka ose na mungon, kur ai nuk rrjedh nëpër çezmat tona. Atëherë ne mendojmë për rëndësinë e tij, ne kritikojmë fqinjin që ujit me egoizëm kopshtin me ujë të destinuar për pije, ose kritikojmë politikanët, kryetarin e komunës ose drejtorin e ndërmarrjes së shërbimeve publike (NSHP) të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë rregullisht ujë të pijshëm. I gjithë aktiviteti ynë zakonisht mund të përmbidhet në një protestë dhe sulm ndaj ofruesit të shërbimit të ujit të pijshëm. Ne mendojmë se si mund ta kursejmë dhe mbrojmë ujin, por vetëm atëherë kur nuk kemi ujë! Të gjitha mendimet, shqetësimet dhe dëshirat tona intuitive për të ndërmarrë veprime për kujdes më të mirë ndaj ujit përfundojnë momentin e radhës pasi ai të rrjedhë përsëri nga rubineti. Kjo konfirmohet edhe nga një hulumtim i cili tregoi se 82 përqind e konsumatorëve të ujit nuk janë përfshirë fare në aktivitetet për mbrojtjen e burimeve ujore.

Rregullimi i çështjes së ujit të pijshëm në BE

Probleme të njëjta ose të ngjashme ka edhe në Bashkimin Evropian, por ato janë shumë më të vogla, në numër dhe intensitet. Sidoqoftë, ato ishin të mjaftueshme që Komisioni Evropian (KE) të niste një procedurë për të rishikuar Direktivën për Ujin e Pijshëm. Gjithashtu u inkurajua pjesërisht edhe nga Iniciativa për të Drejtën e Ujit (‘the Right2Water initiative’) e cila vuri në dukje disa fusha për ndryshime në direktivë, kryesisht në zgjerimin e parametrave që vlerësojnë cilësinë e ujit, dhe që ende një pjesë e popullsisë së BE-së, veçanërisht anëtarët e grupet e cenueshme, nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Iniciativa bëri thirrje që e drejta e aksesit në ujë për të gjithë të ushtrohet dhe forcohet, duke cituar Objektivin 6 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së për vitin 2030. Përgjithësisht u theksua vetëdija kryesisht e ulët për humbjet e ujit nga rrjedhjet e pakontrolluara, të cilat rezultojnë nga investimet e pamjaftueshme në mirëmbajtjen dhe rindërtimin e infrastrukturës së ujit nga ofruesit e shërbimeve. Një arsye më tepër ishin raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me monitorimin e cilësisë së ujit dhe Planin e Veprimit të BE-së për ekonominë rrethore, i cili bën thirrje për masa për të zvogëluar gjenerimin e mbeturinave plastike për shkak të përdorimit të ujit në shishe.

ë gjitha këto çështje formësojnë përmbajtjen e Direktivës së re të Cilësisë së Ujit për konsum njerëzor (EU 2020/2184) e cila forcon disa aspekte të kontrollit dhe përmirësimit të cilësisë së ujit të pijshëm dhe mbrojtjes së tij. Lajmet e mëposhtme janë të rëndësishme për tu prezantuar, duke pasur parasysh gjendjen e ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Standardi i cilësisë së ujit të pijshëm përmirësohet duke rritur llojin dhe numrin e parametrave që duhet të respektohen në mënyrë që uji të jetë i sigurt për konsum. Cilësia duhet të sigurohet në vendin ku uji del nga sistemi publik i furnizimit me ujë, por ofruesi i shërbimit gjithashtu duhet të monitorojë rrjetin e furnizimit me ujë të brendshëm, si dhe të udhëzojë përdoruesit, në mënyrë që të shmangë ose zvogëlojë çfarëdo ndotje të pakontrolluar të ujit. Në të njëjtën kohë, ofruesi i shërbimeve të ujit duhet domosdo të bëjë një vlerësim të rrezikut për sigurinë e ujit, të informojë KE-në më së voni deri në muajin korrik 2027 dhe në mënyrë përkatëse të marrë masat e duhura për të përmirësuar cilësinë e tij.

Duhet të bëhet edhe rreziku i burimeve dhe zonave të tyre ujëmbledhëse nga të cilat kryhet furnizimi me ujë i popullatës. Në veçanti, duhen të vlerësohen vendet ku ka ndërprerje/pengesa në rrjedhën e ujit dhe zonat mbrojtëse të burimeve, si dhe të rregullohet dhe mbrohet hapësira përreth burimeve të ujit. Për sistemet që ofrojnë shpërndarje për të paktën 10 metra kub ujë në ditë, të gjitha rreziqet e rrjetit dhe burimit duhet të identifikohen. Rrjedhimisht, duhet të sihurohet monitorim adekuat dhe të njoftojë publikun mbi cilësinë e ujit të pijshëm.

Në përputhje me parimet e subsidiaritetit dhe proporcionalitetit, vendet anëtare të BE-së janë të detyruara të marrin masa për të përmirësuar aksesin në ujë të pijshëm për të gjithë, dhe veçanërisht për grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara të personave. Prandaj, duhen të identifikohen të gjithë banorët që nuk kanë ose kanë qasje të kufizuar në ujë të pijshëm dhe të merren masa për të siguruar ujë përmes një sistemi publik të furnizimit me ujë. Përdorimi i ujit të pijshëm nga çezmat duhet të promovohet, veçanërisht në ndërtesat e administratës publike, dhe duhet të inkurajohet vendosja e pajisjeve në vende publike.

Ndryshimi më domethënës është detyrimi i ofruesve të shërbimeve, më së voni deri në janar të vitit 2026, që të bëjnë një vlerësim të humbjes së ujit në sistemet e tyre duke përdorur indeksin e humbjeve infrastrukturore (infrastructural leakage index – ILI) dhe të marrin masa për të zvogëluar këto humbje. Nga një detyrim thjesht kombëtar, kursimi i ujit të pijshëm është bërë një detyrim i BE-së. Prandaj, KE-ja do të miratojë një prag humbjeje më së voni deri në janar të vitit 2028, dhe kur të tejkalohet ky prag, shteti anëtar duhet të përgatisë një plan veprimi për të zvogëluar humbjet.

Vodata kako javno dobro kako da stigneme dotamuBurimi: iwa-network.org

Ku është Maqedonia e Veriut?

Të gjitha këto ndryshime synojnë ta bëjnë ujin një të mirë publike, e jo një të mirë/mall konsumatore që ne mund ta konsumojmë sa të duam dhe sa të mundemi, gjë që kërkon një ndryshim në praktikën e deritanishme dhe rritjen e përgjegjësisë së qytetarëve, shteteve dhe ofruesve të shërbimeve të ujit. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut konsumojnë rreth 250 milionë metra kub ujë në vit përmes sistemeve publike të furnizimit me ujë, i cili buron nga 85 për qind e burimeve nëntokësore dhe ka një cilësi të kënaqshme, për të cilën qytetarët janë shumë pak të informuar. Situata me humbjet e ujit është alarmante, dhe në shekullin 21 kemi akoma vendbanime dhe qytetarë (11% e familjeve) të cilët nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

Me qëllim të çlirimit të ndërmarrjeve të shërbimeve publike nga presioni politik, veçanërisht në nivelin lokal, nga viti 2016, Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit kontrollon çmimin e ujit të pijshëm përmes aplikimit të një metodologjie që duhet të sigurojë që çmimi të mos i kalojë kostot e domosdoshme për shpërndarjen e tij tek konsumatorët dhe siguron mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

Raporti i fundit vjetor mbi gjendjen e ujit të Komisionit Rregullator për vitin 2020 vlerëson se në vitin 2020 uji që nuk gjeneron të ardhura varion nga 7 deri 89 përqind sipas ndërmarrjeve të shërbimeve publike, ose niveli mesatar i të gjithë vendit është 61.94 përqind. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e ujit që akumulohet në burimet dhe hyn në sisteme ose humbet përmes tubave ose përdoret në mënyrë të paligjshme nuk paguhet. Shikuar sipas rajonit, rajoni Juglindor me 48.74 përqind ka humbjen mesatare më të ulët, ndërsa rajoni Jugperëndimor me 75.17 përqind ka humbjen më të lartë. Kjo situatë është rezultat i rrjetit të vjetëruar të furnizimit me ujë, por shumë më tepër nga menaxhimi i dobët dhe investimet e vogla në përmirësimin e infrastrukturës së ujit, si dhe përdorimi i ndërmarrjeve të shërbimeve publike për punësim politik që rrisin në mënyrë të panevojshme dhe të pajustifikueshme kostot e funksionimit të këtyre ndërmarrjeve publike.

Çfarë duhet të bëjmë?

Direktiva e re sigurisht që do të shkaktojë ndryshime të përshtatshme në legjislacion dhe negociatat e BE-së, shpresojmë, do të imponojnë ndryshime në praktikën aktuale të menaxhimit të ndërmarrjeve të shërbimeve publike. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), me një projekt të BE-së, në vitin 2017 zhvilloi Planin Specifik për Direktivën e Ujit të Pijshëm (tani direktiva e vjetër). Plani tregon se në Maqedoninë e Veriut nevojiten 522 milion euro investime për të qenë në gjendje të plotësojnë kërkesat e direktivës deri në vitin 2041. Këto kosto sigurisht që do të rriten me direktivën e re për shkak të së cilës investimet nga buxheti i shtetit dhe atij lokal duhet të rriten për këtë qëllim.

Rreth 20 përqind e popullsisë furnizohet me ujë përmes sistemeve lokale ose kanë puset e veta individuale, cilësia e të cilave më shumë se një e treta nuk i plotëson parametrat për sigurinë e ujit. Këto sisteme, pavarësisht nga detyrimi ligjor, mbeten jashtë kontrollit të rregullt dhe duhet të merren menjëherë në kompetencë të ndërmarrjeve të shërbimeve publike.

Futja e vlerësimit të detyrueshëm të rrjetit të furnizimit me ujë dhe burimeve është i nevojshëm, së bashku me vendosjen e një pragu për humbjen maksimale të ujit. Të gjitha vendbanimet ku nuk ka qasje në ujë të pijshëm duhet të identifikohen dhe të bëhen plane veprimi për realizimin e tyre.

MMPH-ja, si bartëse e politikës kombëtare të ujit, nuk duhet të lejojë kapjen e burimeve të reja nëse komunat kanë humbje të mëdha të ujit në sistemet e tyre të furnizimit me ujë. Kjo do të thotë jo vetëm mbrojtjen e ujit, por edhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve, sepse çdo humbje e ujit nënkupton një çmim më të lartë për konsumatorët.

Në periudhën e ardhshme, theksi duhet t’i kushtohet rritjes së efikasitetit të ndërmarrjeve tëvshërbimeve publike për të përmirësuar shërbimin dhe për të përmbushur kërkesat e BE-së. Lidhja midis Komisionit Rregullator, MMPH-së dhe komunave duhet të forcohet, në mënyrë që të rritet profesionalizmi i ndërmarrjeve të shërbimeve publike dhe të kenë përkrahje të plotë në këtë proces.

Nën presionin e ndryshimeve klimatike, uji do të mungojë në mënyrë dramatike dhe prandaj është e nevojshme ta mbrojmë dhe kursejmë atë. Përndryshe, ne do të përballemi gjithnjë e më shumë me thatësira, ujin e ndotur, sëmundjet, varfërinë dhe migrimin e popullsisë për qasje më të mirë në ujë. Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm, proaktivë dhe me sjelljen e tyre të tregojnë se kujdesen për ujin.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button