“Tingujt e Çarshisë” jep gjithnjë një frymë feste në Çarshinë e Vjetër të Shkupit (VIDEO)

Sonte është nata e fundit e manifestimit tradicional “Tingujt e Çarshisë”.  Programi i manifestimit edhe këtë vit ishte i pasur dhe i larmishëm me pjesëmarrës nga më të ndryshmit. Ky manifestim jep gjithnjë një frymë feste në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Manifestimi nisi në viti 2016 dhe është një projekt i mbështetur nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Çairit, shkruan Portalb.

Tingujt e Çarshisë u hapën nga  Tre Tenorët – Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Mustafa Imeri në Kurshumli Han. Përveç koncertit, u organizua edhe një ekspozitë.

Mbrëmë aktivitetet vazhduan me ngjarjet e titulluara “Muzikantë të rrugës” dhe “Dy flauta”, një koncert solo dhe kitarë, si dhe një koncert nga një kuartet me tela. Po ashtu u realizua manifestimi letrar “Çdo kalldrëm me historinë e vet” dhe “Perlat poetike”. Kurse koncerte mbajtën: Amar, Leonora Poloska dhe Bendi, Laura Kërliu dhe Shpend Latifi dhe Bendi, ATA Bend, Grim dhe Valon Suma. Gjithçka ishte e organizuar shumë bukur dhe interesimi për të ndjekur ngjarjen ishte shumë i madh.

Lokacioni i fundit i Tingujve të Çarshisë është Kalaja e Shkupit. Sonte do të shfaqet filmi nën qiellin e hapur i quajtur “Një Tregim Prishtine” në regji të Burbuqe Berishas.

Në vitet e fundit, shumë këngëtarë të famshëm, artistë, valltarë, animatorë, grupe të famshme, maqedonase, shqiptare, turke, rome, morën pjesë në “Tingujt e Çarshisë”, në frymën e idesë së manifestimit, për të qenë multikulturore. QIK – Shkup, përveç artistëve të njohur, u jep një shans edhe debutuesve, të cilët e filluan karrierën e tyre pikërisht këtu, në këtë vend, në këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button