Në Maqedoninë e Veriut kanë arritur edhe 50 mijë doza të vaksinës Pfizer donacion nga Bullgaria

Rreth 50 mijë doza të vaksinës kundër Covid – 19 të prodhuesit Pfizer kanë arritur në vend si donaciona nga Bullgaria fqinje. Për donacionin informoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili këtë donacion e vlerësoi si gjest të miqësisë, transmeton Portalb.mk.

Ai përmes në llogarinë e tij në Twitter, informoi se vaksinat kanë arritur gjatë ditës së djeshme dhe se tash më janë distribuuar në pikat e vaksinimit.

“Vaksinat veç më janë distribuuar dhe të gatshme të përdoren. Një gjest i rëndësishëm i miqësisë dhe solidaritetit”, ka shkruar Osmani.

Kuvendi bullgar më 8 shtator miratoi donacionin prej mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë i Bullgarisë, Stojço Kacarov, atëherë sqaroi se, donacioni duhej të kryhej në qershor, por për shkak të problemeve procedurale atëherë nuk është realizuar ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button