Dokumentacioni për prokurimin e spitalit modular në Tetovë ka arritur në Prokurori

Deri te Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është dorëzuar i tërë dokumentacioni për prokurimin e spitalit modular në Tetovë ku gjatë zjarrit kanë humbur jetën 14 persona, njofton Portalb.mk.

Shefja e Prokurorisë, Villma Ruskovska në një intervistë për REL, thotë se bëhet fjalë për dokumentacion të madh, i cili do të duhet që të analizohet dhe pastaj të miratohen vendime për atë se si do të zhvillohet rasti dhe nëse do të thirren dëshmitarë ose ndonjë do të japë përgjegjësi penale.

“Nëse ka ndonjë përgjegjësi, gjegjësisht në pjesën nëse është shkelur Ligji për Prokurim Publik, pasi që është miratuar ligj i veçantë për prokurim të këtyre spitaleve modulare, ose në atë pjesë nëse është shkelur, atëherë do të vendosim se kë do ta marrim në pyetje dhe kë do ta thërrasim. Gjithçka tjetër zhvillohet në pjesën që e udhëheqë Prokuroria e Tetovës”, thotë Ruskovska.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tetovës, ashtu siç ka kumtuar paraprakisht e heton mbikëqyrjen e pranimit teknik të spitalit modular, materialin me të cilin është ndërtuar, kyçjet për ujë, furnizimin me oksigjen, rrymën elektrike dhe standardet për mbrojtje kundër zjarrit.

Prokuroria i heton edhe incizimet që janë publikuar në rrjetet sociale për zjarrin, por edhe ekspertizat e mostrave të djegura të nga spitali. Njëkohësisht Prokuroria, vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve dhe personave të cilët japin raportime për rastin tragjik. Është dhënë gjithashtu edhe urdhër me shkrim që të mblidhen edhe të gjitha protokollet për mënyrën e punës, si në spitalin modular, ashtu edhe në Spitalin e Tetovës.

Në ndërkohë, në Tetovë kanë arritur edhe ekspertët gjerman, gjegjësisht teknik dhe të forenzikës. Qeveria informoi se ekipi është i përbërë prej dy pjesëtarëve të krim teknikës dhe të forenzikës për hetimin e zjarrit dhe dy të krim teknikës dhe të forenzikës për matje laserike të hapësirave dhe fotografim. Sipas Qeverisë, ata do të punojmë bashkë pjesëtarët e krim teknikës së MPB-së së Maqedonisë së Veriut dhe do të kenë rolin e vëzhguesit në hetim.

Ndryshe, më 8 shtator është djegur spitali modular për kovid në Tetovë. Nga zjarri kanë humbur jetën 14 persona. Të vdekurit kanë qenë në moshë prej 29 deri në 78-vjeç, ndërkaq në mesin e tyre kishte edhe 2 familjarë të pacientëve.

Më 11 shtator, me mbjelljen e 14 drunjve në Sheshin “Iliria”, u mbajt marsh paqësor i grupit të tifozëve Ballistët dhe qytetarëve të tjerë në nder të 14 viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për Kovid-19 në Tetovë.

Nga ana tjetër pozita dhe opozita janë futur në debat publik për atë se kush i ka fajet dhe kush duhet të japë dorëheqje për tragjedinë e 8 shtatorit në Spitalin Modular. Sherri ka plasur sidomos pasi që kryeministri Zoran Zaev nuk i ka pranuar dorëheqjet e ministrit dhe zv/ministrit të Shëndetësisë dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, nën arsyetimin se për të vendosur do të pret pasi që të mbarojnë hetimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button