Ka ndërruar jetë Sir Clive Sinclair që ka shpikur kalkulatorin e xhepit nismëtari i kompjuterëve personal

Sir Clive Sinclair, i cili ka shpikur kalkulatorin e xhepit dhe ka qenë nismëtari i idesë për kompjuterë personal, ka vdekur në shtëpinë e tij në Londër, në moshën 81-vjeçare.

Vajza e tij Belinda Sinclair ka bërë të ditur se ai ka vdekur mëngjesin e së enjtes, pasi ishte përballur me kancer për më shumë se një dekadë.

Produktet e Sir Clives përfshinin seritë shumë të suksesshme ZX të kompjuterëve të parë personalë që mbërritën për herë të parë në shtëpi gjatë viteve 1980 si dhe automjetin e tij elektrik C5 i cili nuk kishte funksionuar.

Ai ishte duke punuar në shpikjet e tij javën e kaluar për “shkak se kjo ishte ajo çfarë ai donte më së shumti të bënte”, ka deklaruar vajza e tij, në njoftimin për vdekjen e të atit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button